Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trajtoni dhe parandaloni problemet e syve me majdanoz

Postuar: 19/04/2017 - 22:12

Majdanozi është një erëz që ka veti të shkëlqyera shëruese. Është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, për të cilën dihet se merr pjesë në mbrojtjen e shëndetit të syve.

Kur vitamina A merret në kombinim me antioksidantët e tjerë, rreziku i sëmundjeve të syrit mund të reduktohet në mënyrë drastike, transmeton Koha.net. Kjo është arsyeja se pse ekspertët rekomandojnë që majdanozin ta konsumoni me, për shembull, karota që është një burim i shkëlqyer i beta karotenit.

Në majdanoz e gjejmë luteinën dhe zeaksantinën. Këto komponime ndihmojnë në eliminimin e dëmit të shkaktuar nga faktorët negativë mjedisor si rrezatimi UV, përcjell koha.net.

Majdanozi është sidomos i njohur në parandalimin e kataraktit, ndërsa studimet e fundit tregojnë se luteina ndihmon në parandalimin e dëmtimit të retinës, dhe ushqimet e ndryshme mund të jenë të dobishme në zbutjen dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të syve:

• Katarakti dhe konjuktiviti: majdanozi, boronica, mollët, spinaqi dhe selino.

• Retinopatia diabetike: majdanozi, asparagusi, spinaqi, xhenxhefili, panxhari, selino, mjedrat, bar gruri, karota, kungulli, preshi, hudhra dhe lakrat.

• Glaukoma: majdanozi, trangujt, karota, rrepkat, selino, mjedrat, panxhari, lakrat, mollët dhe kumbullat.

• Degjenerimi makular: majdanozi, mjedrat, mollët, brokoli, specat dhe perimet me gjethe.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 19:52

Edhe pse shumica e njerëzve e dinë që kafja nuk bën mirë të konsumohet në orët e vona të mbrëmjes shumë prej tyre nuk e zbatojnë këtë rregull.,

Postuar: 11/12/2017 - 22:57

Bota jonë moderne është e mbushur me sëmundje, rreziqe të shumta shëndetësore derisa kanceri është padyshim një nga sëmundjet që i frikëson të gjithë.

Vezët e zjera në mikrovalë mund të shpërthejnë, por ka edhe më keq

Postuar: 07/12/2017 - 22:46

Vezët e zjera konsumohen më mirë të ftohta, por nëse i ringrohim ato në mikrovalë dhe i shpojmë, lëvozhga dhe të brendshmet e tyre mund të shpërthejnë me zhurmë të fortë, duke

Postuar: 05/12/2017 - 22:29

Shumica prej nesh janë të vetëdijshëm, përsa i përket vlerave dhe vitaminave që mbart veza.

Postuar: 29/11/2017 - 20:02

Sipas nutricionistëve më të mirë italianë, buka e shoqëruar me vaj ulliri mund të zëvendësojë shumë mirë një vakt ushqimor për fëmijët dhe jo vetëm.

Postuar: 28/11/2017 - 22:54

Vezët janë përbërësit thelbësor për shumë receta. Vezët kanë bërë bujë në lajme për humbje të peshës.

Postuar: 28/11/2017 - 22:54

Byreku ose pitja, të gatuar kështu, janë shumë të shijshëm, por ajo që është e dhe më e rëndësishme, gatuhen shumë lehtë.

Nevojiten:

▪ 4 vezë,