Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tre shenjat e infeksionit të veshkave dhe rrugëve urinare

Postuar: 12/07/2017 - 11:56

Shumë njerëz mendojnë se mund të trajtojnë infeksionet urinare me vetëm një lëng boronice. Kjo metodë funksionon në disa raste, kur infeksionet janë të lehta, megjithatë ekspertët sugjerojnë që të konsultoheni me mjekun paraprakisht, pasi mund të vini veten në rrezik për zhvillimin e infeksionit të veshkave.

 

“Infeksionet e veshkave shkaktohen nga një bakter që nis në fshikëzën e urinës si një infeksion i lehtë i traktit urinar, si infeksioni i fshikëzës”, thotë dr. Fara Bellows, urologe tek Qendra Mjekësore Wexner tek Universiteti Shtetëror i Ohajos.

 

“Nëse ky bakter vazhdon të përhapet, mund të shkaktojë infeksion të veshkave”.

 

Dhe në komunitetin e mjekësisë, infeksionet e veshkave, të njohur si “pyelonefriti”, nuk neglizhohen asnjëherë, shkruan “shëndeti”.

 

“Është një infeksion i rëndë i këtij organi, prandaj njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje”, thotë urologu David Kaufman, në Parkun Qendror të Urologjisë në Nju Jork.

 

“Mos mendoni për asnjë moment se këta pacientë nuk janë të sëmurë”. “Nëse infeksionet e fshikëzës mund të shkaktojnë parehati, ato veshkave mund të jenë vdekjeprurëse”.

 

Infeksionet e fshikëzës zakonisht shkaktojnë një ndjesi djegieje kur urinoni, urinim të shpeshtë dhe në pak raste edhe gjak në urinë. Ndërsa infeksionet e veshkave mund të shkaktojnë dhimbje të shpinës, temperaturë, të dridhura, dhe simptomat e infeksionit të fshikëzës.

 

Nëse lihen pa trajtuar, infeksionet e veshkave mund të përhapen në gjak, duke ju rrezikuar kështu jetën. Prandaj, mos u përpiqni të trajtoni vetë infeksionet e traktit urinar pa u konsultuar më pakë me mjekun. Ju vetëm do ta përkeqësoni gjendjen dhe do të vendosni veten në rrezik nga infeksioni i veshkave.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 109

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/04/2018 - 12:04

Çaji nuk ndihmon vetëm në ditë të ftohta për të ju ndryshuar sadopak temperaturen e trupit, dhe as nuk është i vlefshëm vetëm në rastet kur mund të jeni grip. Tani filloni dhe konsumojeni shpesh se do t`ju ndihmojë në përmirësimin e kreativitetit.

Postuar: 26/04/2018 - 10:20

Ekspertët thonë se nuk duhet të hani pas orës shtatë në mbrëmje dhe shpjegojnë pse darka e vonshme mund të jetë e dëmshme për shëndetin.

Postuar: 26/04/2018 - 08:31

Kur mendon për ushqimet që duhen ngrënë me stomak bosh, hudhra është e fundit që të vjen ndër mend.Megjithatë sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, kjo perime është e para që

Postuar: 26/04/2018 - 08:27

Fundi i Prillit, Maji dhe Qershori janë muajt e vetëm të vitit për të shijuar Kumbullat Shahine.Të gjithë i kujtojnë si kumbullat e fëmijërisë dhe secili mban mend me saktësi se

Postuar: 26/04/2018 - 07:14

Rreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit dhe për më tepër nuk janë as në dijeni.Hekuri është një mineral që merr pjesë në shumë funksione metabolike ndaj niveli i ulët i ti

Postuar: 25/04/2018 - 22:42

Një studim i ri sugjeron se kosi mund të jetë një alternativë efektive për trajtimin e depresionit, pasi përmban bakterin “probiotik laktobacilus”.

Postuar: 25/04/2018 - 22:34

Çaji i kamomilit mund të parandalojë ose kontrollojë diabetin.