Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vlerat e paçmuara të kumbullave jeshile të sezonit

Postuar: 20/04/2017 - 22:44

Kumbullat jeshile, për disa, janë fruti më i mirë i sezonit. Ato nisin që në muajin prill për të vijuar deri në korrik. Në fëmijëri, i kemi shoqëruar gjithnjë me kripë, kur ishin në fazën fillestare të piekjes por sot, kumbullat jeshile që i quajmë ndryshe shahine, i gjejmë të përdorshme në mjaft pjata e gatime mishi. Bashkë me qepën e perime të tjera, kumbulla jep athësinë e duhur për të plotësuar shijen. Mirëpo, përveçse e shijshme, edhe ajo ka vetitë e vlerat e saj ushqyese. Së pari përmirëson sistemin tretës dhe forcon sistemin imunitar. I bëjnë mirë zemrës dhe parandalojnë ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Kumbullat jeshile pastrojnë natyralisht zorrët prandaj shfrytëzoni sezonin për të pastruar trupin. Ndikojnë në përmirësimin e shikimit dhe aktivizojnë punën e veshkave. Një tjetër vlerë e tyre është aftësia për të ndikuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut e për rrjedhojë, për të parandaluar aneminë. Edhe diabetikët duhet t’i kenë në listën e ushqimeve të përditshme sepse janë parandaluese të diabetit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2017 - 20:18

Sheqeri është një ndër produktet më të përdorura në të gjithë botën duke krijuar në këtë mënyrë një prej industrive ushqimore më fitimprurëse të të gjitha kohërave. Dëshira për të ngrënë të ëmbla ka lindur bashkë me njeriun, por si çdo dashuri, ka edhe anën e saj të panjohur.

Postuar: 25/04/2017 - 18:51

Lista e rreziqeve të antibiotikëve vazhdon të rritet edhe më shumë. Sipas një grupi studiuesish të Harvardit, antibiotikët mund të shkaktojnë kancer të zorrëve.

Postuar: 24/04/2017 - 22:31

Ekspertët sugjerojnë se duhet t’i pimë rreth dy litra ujë në ditë. Nësezakonisht nuk pini aq ujë, atëherë mund të pyesni nëse ia vlen të shkoni në tualet aq

Postuar: 24/04/2017 - 14:52

Në mesin e shumë pyetjeve që bëjnë çiftet derisa gruaja është shtatzënë, është edhe ajo se “çfarë është duke bërë foshnja në bark?”.

Postuar: 23/04/2017 - 22:15

Administrata e ushqimit dhe medikamenteve në Amerikë (FDA) ka ndaluar rreptësisht lëshimin e recetave për fëmijët nën moshën 12 vjeçare që kanë si përshkrim dhënien e medikament

Postuar: 23/04/2017 - 21:40

Eksfoliantët janë mjaft të rëndësishëm për të eliminuar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të pastruar poret në thellësi.

Postuar: 23/04/2017 - 20:10

Konsumimi i vetëm 100 gramëve të kërpudhave në ditë për vetëm një javë, ul nivelin e kolesterolit me 12 për qind, treguan studimet shkencore.