Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

10 vitaminat që duhet ti marrë çdo grua për të shmangur problemet me shëndetin

Postuar: 18/08/2018 - 11:53

Për të qënë sa më të shëndetshëm dhe sa më energjikë të gjithë kemi nevojë të marrim vitaminat e duhura nga ushqimet e duhura. Kryesisht femrat janë ato që duhet të bëjnë kujdes me ushqyerjen, ndaj sugjerohet që të marrin me patjetër këto vitamina dhe të shmangin disa probleme me shendetin:

1-Vitamina C
 
Vitamina C jep përfitime të ndryshme shëndetësore dhe rrit imunitetin. Përshpejton proceset shëruese, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve dhe ndihmon në rritjen e tyre si dhe parandalon problemet kardiovaskulare. Ushqimet që e përmbajnë janë domatet, patatet, portokallet, brokoli, kivi, greipfruti, specat, luleshtrydhet.
 
2-Vitamina B7
Vitamina B7 ose biotina është e nevojshme për të rritur qelizat dhe sintezën e acideve yndyrore. Ndihmon në shëndetin e mirë të gjendrave, flokëve, lëkurës dhe thonjve. Rregullon kolesterolin dhe është esenciale për rritjen e kockave. Ata që vuajnë nga mungesa e theksuar vuajnë depresioni, anemia, të skuqurat, thonjtë e brishtë, funksionim jo normal i zemrës dhe letargji. Burimi më i mirë janë karotat, thjerrëzat, djathi, arrat, e verdha e vezëve, peshku, specat, patatet e ëmbla, tërshëra, bajamet, bananet, kungulli, frutat e verdhë, orizi kaf, perimet me gjethe jeshile, qumështi dhe kosi.
 
3-Vitamina E
Kjo vitaminë ka aftësinë anti moshë çka parandalon dëmtimin e qelizave dhe ndryshimet në trup që lidhen me moshën. Gjithashtu parandalon disa lloje kanceri, humbjet e kujtësës, sëmundjet e zemrës dhe kataraktet. Gjendet tek gjalpi i kikirikut, vaji i misrit, spinaqi, arrat, bajamet dhe te farat e lulediellit.
 
4-Vitamina A
Kjo vitaminë vepron si një antioksidant dhe ndihmon në forcimin e lëkurës, kockave, dhëmbëve, indeve të buta dhe membranave mykotike. Janë të pasura me të ushqime si qumështi, papaja, kale, pjepri, specat e kuq dhe drithërat e fortifikuar.
 
5-Vitamina B6
Vitamina B6 është vitale për sistemin imunitar. E stimulon trupin të prodhojë hormone dhe kimikatet e trurit duke parandaluar humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe depresionin. Gjithashtu trajton dhe problemet me përzierjet dhe të vjellat e shtatzënisë. Ushqimet e pasura me të janë farat, peshku, bananet, mishi, drithërat e forttifikuar, avokado, fasulet, drithërat, frutat e thatë.
 
6-Vitamina K
Forcon kockat dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Mund të merret nëpërmjet vajit të peshkut, ushqime me drithëra, vaji i sojës dhe perimet me fletë jeshile.
 
7-Vitamina B9
Vitamina B9 ose acidi folik është shumë i rëndësishëm në rastet e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, depresionit, kancerit dhe humbjeve të kujtesës. Mund ta konsumoni nëpërmjet pjeprit, vezëve, fasuleve, luleshtrydheve, perimeve me fletë jeshile të errët, lëngut të portokallit, shpargujve, drithërave, bishtajoreve.
 
8-Vitamina B2
Vitamina B2 njihet si riboflavin dhe është esenciale pë metabolizmin, shëndetin e mirë dhe rritjen normale. Mungesa shkakton sistem të ulët imunitar, ndikon metablozmin dhe funksionet neurale. Të pasura me vitaminë B2 janë qumështi, kërpudhat, bajamet, vezët, arrat, drithërat, të brendshmet, djathi, kosi, perimet me gjethe dhe soja.
 
9-Vitamina B12
Kjo vitaminë është vitale për ndarjen e qelizave. Metabolizmin dhe sintezën e proteinave dhe të ndihmon kundër anemisë, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të zemrës. Gjendet tek vezët, qumështi, djathi, peshku, kosi dhe çerealet e fortifikuar.
 
10-Vitamina D
Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit, vital për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, sklerozës dhe artritit. Ekspozimi në diell për 10-15 minuta e ndihmon trupin të prodhojë sasinë e nevojshme ditore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 22:56

Për shumicën e prindërve të ardhshëm nuk është krejt njësoj gjinia e fëmijëve të tyre.

Postuar: 15/11/2018 - 22:53

Të pakënaqura me format e tyre, femrat u nënshtrohen dietave drastikeve për të arritur pamjen që

Postuar: 15/11/2018 - 22:46

Dhimbjet e shpinës janë ndër dhimbjet më të shpeshta dhe që prekin thuajse të gjithë.

Postuar: 15/11/2018 - 22:41

Të gjitha e dimë që dilema e madhe e shtatzënisë nuk mbyllet thjesht me një test që ka rezultuar

Postuar: 15/11/2018 - 21:13

Shkencëtarët amerikan kanë zbuluar mënyrën që me muaj ta mposhtin virusin HIV në trupin e pacient

Postuar: 15/11/2018 - 20:50

“Unë rekomandoj që të shohësh gjinekologutnëse rrjedhni gjak vazhdimisht vazhdimisht ose nd

Postuar: 15/11/2018 - 20:22

Konsumimi i rregullt i biftekëve apo salçiçeve mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, bëjn