BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Shëndeti

21 arsye pse duhet të bëni seks dhe avantazhet për shëndetin tonë

21 arsye pse duhet të bëni seks dhe avantazhet për shëndetin

Harrojini kremrat anti-rrudhë, studimet kanë treguar që seksi ju bën të dukeni shtatë vjet më të rinj dhe ky nuk është benefiti i vetëm.

Me siguri që nuk është nevoja t’ju bindim për këtë fakt, por është e vërtetë që një jetë e shëndetshme seksuale ka mjaft benefite për shëndetin tonë.

Pra është momenti i duhur ta ndani këtë informacion me parnterin tuaj.

Sipas studimeve më të fundit, seksi i rregullt – çka nënkupton një ose dy seanca dashurie në javë – i jep një shtytje të fortë shëndetit dhe mirëqenies tuaj.

Seksi ka mjaft benefite, nga nxitja e fertilitetit tek pamja më e re dhe madje ju ndihmon të jeni më i shëndetshëm.

Më poshtë ju listojmë një përmbledhje të arsyeve më të mira që do t’ju bëjnë ta tërhiqni menjëherë partnerin tuaj në dhomën e gjumit.

1. Dukeni më i ri

Dr. David Weeks, neuropsikolog klinik pranë Spitalit të Edinburgut deklaroi në një konferencë se studimet e tij gjithëpërfshirëse kishin nxjerrë në pah që gratë dhe burrat në moshë me një jetë aktive seksuale dukeshin 5 deri në 7 vjet më të rinj se mosha e tyre aktuale.

Por s’është e thënë që duhet ta bëni çdo natë për të shijuar efektet e tij rinuese! Në fakt, gjatë këtij studimi 10 vjeçar, Weeks zbuloi se cilësia ishte po aq e rëndësishme sa sasia, duke bërë që efektet anti-moshë të ishin më të forta nëse seksi do të klasifikohej si “i bërë me dashuri”.

2. Rritje e fertilitetit

Kjo do të tingëllojë si muzikë për veshët e shumicës së meshkujve por studimet kanë treguar që sa më shpesh të bëni dashuri, aq më shumë përmirësohet cilësia e spermës.

U arrit në përfundimin se cilësia e spermës ishtë më e mirë kur për herë të fundit seksi ishte kryer brenda më pak se dy ditëve nga testimi i spermës dhe cilësia ishte ulur shumë pas 10 ditësh abstinencë.

Nëse po përpiqeni të bëheni më fëmijë, mbajeni spermën të freskët duke bërë seks të paktën dy herë në javë dhe jo vetëm kur partnerja juaj është në fazë ovulimi.

Gjithashtu është zbuluar se seksi i shpeshtë ndihmon në balancimin e hormoneve të gruas dhe rregullimin e ciklit menstrual cka nxit më shumë mundësitë për të mbetur shtatëzënë.

3. Lufton gripin dhe ftohjet e mundshme

Është zbuluar që të bërit seks një ose dy herë në javë rrit nivelet në trup të një antitrupi të quajtur imunoglobulin A os IgA, i cili ndihmon për t’u mbrojtur nga gripi apo ftohjet e mundshme. Një studim tregoi se njerëzit që bënin seks më shumë se një herë në javë kishin nivele të IgA-së 30% më të larta se ata që nuk bënin.

4. Siguron një trup të paprekshëm nga sëmundjet

Nivele të larta të steroidit natyral DHEA, I njohur si “hormoni anti-plakje”, mendohet të jetë celësi për ta mbajtur trupin në formë për një kohë më të gjatë. Gjatë seksit, DHEA sekretohet në trup dhe pas një orgazme, niveli në gjak rritet deri në 5 herë mbi sasinë normale.

5. Zgjat jetën

Një studim I kryer në Australi zbuloi se njerëzit që arrinin në orgazëm të paktën 3 herë në javë kishin një mundësi 50% më të ulët për të vdekur nga cfarëdolloj arsye mjekësore se sa ato që arrinin në orgazëm një herë në muaj.

6. Ndihmon në zhdukjen e dhjamit në zonën e barkut dhe ju mban në formë

30 minuta seks energjik djeg deri në 100 kalori, e barabartë me një gotë të vogël verë. Dhe nëse bëni seks aktiv dy herë në javë, do të digjni rreth 5000 kalori shtesë në një vit!

Gjithashtu ndryshimi I pozicioneve është një mënyrë fantastike dhe argëtuese për të tonifikuar grupe të ndryshme muskujsh dhe për t’I mbajtur gjymtyrët sa më fleksibël.

7. Lehtëson dhimbjet e ciklit

Shumë femra thonë që dhimbjet e ciklit pakësohen nëse bëjnë seks kur I kapin dhimbjet.

Një teori është që kontraktimet e muskujve që ndodhin gjatë momenteve të eksitimit clirojnë tensionin në muskujt e mitrës – ato që shkaktojnë dhimbjet e ciklit – duke lehtësuar në këtë mënyrë dhimbjen.

8. Ndihmon në uljen e riskut të inkontinencës urinare

Seksi I mirë është një stërvitje shumë e mirë për muskujt e legenit të femrave – muskujt që kontrollojnë orgazmat dhe gjithashtu rrjedhjen e urinës, duke zvogëluar mundësinë për inkontinencë.

Shtatëzania dhe menopauza mund t’I dobësojnë këto muskuj në mënyrë të konsiderueshme, por sa më të forta të jenë, aq më I ulët risku për të zhvilluar inkontinencë nga stresi dhe prolaps më vonë.

Dhe ta themi troc, seksi është shumë herë më I këndshëm sesa ato ushtrimet e mërzitshme të barkut!

9. Parandalimi i një ataku kardiak

Shumë studime kanë zbuluar se seksi I rregullt mund të shmangë ataket e zemrës dhe jo t’I shkaktojë sic besohej dikur.

Një studim I Universitetit të Belfastit zbuloi se të bërit seks 3 herë në javë mund të përgjysmojë rrezikun tuaj për një atak kardiak apo goditje cerebrale.

Një studim tjetër në Izrael zbuloi se gratë që përjetonin dy orgazma në javë kishin 30% më pak mundësi të zhvillonin sëmundje të zemrës se sa ato që nuk e shijonin seksin apo nuk arrinin në orgazma.

10. Dukeni më tërheqës tek të tjerët

Aktiviteti i lartë seksual bën që trupi të clirojë më shumë feromone cka ndihmon të bëheni më tërheqës ndaj seksit të kundërt.

Kjo është arsyeja që sa më shumë seks të bëni me partnerin tuaj, aq më shumë rritet dëshira juaj për të bërë sërish seks me të.

11. Ndihmon në sheshimin e rrudhave

Gjatë seksit clirohet hormoni estrogjen I cili ka një efekt rinues në lëkurë, duke ndihmuar në sheshimin e atyre rrudhave të bezdisshme.

Kjo është vecanërisht e vlefshme pas menopauzës, kur lëkura e gruas bëhet më e thatë dhe me rrudha për arsye të uljes natyrale të niveleve të estrogjenit.

Një studim amerikan zbuloi se gratë që ishin në menopauzë dhe që bënin seks cdo javë I kishin nivelet e estrogjenit dy herë më të larta se bashkëmoshataret e tyre që nuk bënin fare seks.

12. Dhurojini vetes një shkëlqim fantastic

Sipas një studimi të kryer në Spitalin Mbretëror të Edinburgut, seksi ndihmon në ripërtëritjen e lëkurës pasi është një formë aerobie.

Shkencëtari që u mor me këtë studim zbuloi se seksi energjik pompon nivele të larta oksigjeni në trup duke rritur qarkullimin e gjakut dhe lëndëve ushqyese në lëkurë duke shtyrë në këtë mënyrë qeliza të reja dhe freskëta në sipërfaqe duke e bërë lëkurën të duket më e shëndetshme.

13. Përmirësoni vetëbesimin tuaj

Një nga benefitet më të rëndësishme, i dalë nga një studim i kohëve të fundit të Universitetit të Teksasit ishte se pjesëmarrsit të cilit bënin seks rregullisht kishin një besim më të lartë në lidhje me trupat e tyre.

14. Ul tensionin e gjakut

Një studim skocez zbuloi se gratë dhe burrat që bënin shumë seks e përballonin më mirë stresin dhe kishin një tension më të ulët gjaku sesa ata që nuk bënin. Studime të shumta i kanë lidhur marrëdhëniet e shpeshta seksuale me tensionin e ulët të gjakut.

15. Largon depresionin

Si cdo aktivitet fizik që rrit rrahjet e zemrës, seksi shkakton në tru clirimin e hormoneve të mira, sic është serotonina, I quajtur ndryshe si hormoni I lumturisë, e cila ndihmon në përmirësimin e humorit tuaj.

Serotonina është kimikati kyc antidepresiv I trupit dhe një nga arsyet kryesore pse njerëzit buzëqeshin dhe ndihen të lumtur dhe të relaksuar pas seksit.

Një studim I psikologut Gordon Gallup I cili përfshiu 300 pjesëmarrëse femra, zbuloi se gratë që kishin lidhje të gjata dhe ishin seksualisht aktive kishin më pak gjasa të binin në depresion sesa gratë që jetonin pa bërë seks.

16. Cure that headache (yes, really!) / Zhduk atë dhimbjen e bezdisshme të kokës!

“Më dhemb koka” mund të jetë një justifikim I vjetër për të mos bërë seks, por provat shkencore tregojnë që në fakt seksi e largon dhimbjen e kokës.

Kjo pasi të bërit dashuri shkakton një rritje të hormonit të dashurisë, oksitocinës, plus edhe endorfinave të tjera të mira të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve.

Shumë gra kanë deklaruar se dhimbja e kokës dhe dhimbjet e artritit janë pakësuar menjëherë pas kryerjes së raportit seksual.

17. Shkatërron stresin

Në një studim të publikuar në gazetën “Psikologjia”, studiuesit kishin zbuluar se njerëzit që kishin bërë seks 24 orët e fundit I përballonin më mirë situatat stresuese – si për shëmbull të folurit në public – në krahasim me ata që nuk kishin bërë seks.

Gjithashtu studimet tregojnë se prekjet dhe ledhatimet gjatë dhe pas seksit ulin nivelet e kortizolit I cili është hormoni që clirohet kur jemi të stresuar.

18. Largon problemet e pagjumësisë

Sipas studimeve, oksitocina që clirohet pas orgazmës ka një benefit tjetër – ju ndihmon të relaksoheni.

Si burrat ashtu edhe gratë përpara orgazmën clirojnë hormonin e të ndjerit mirë dhe teksa qarkullon në gjak nxit një gjendje relaksi dhe gjumi.

Kështu që ka një arsye të vërtetë se pse mashkullin e zë gjumi direkt pas seksit…

19. Forcon kockat

Seksi I rregullt rrit nivelet e estrogjenit tek gratë që kanë kaluar menopauzën por gjithashtu ofron njëfarë mbrojtjeje kundër osteoporozës e cila shkaktohet nga mungesa e estrogjenit.

Edhe burrat mund të përfitojnë nga ky fakt pasi nivelet e testosteronit rriten gjatë dhe pas seksit duke ofruar mbrojtje nga osteoporoza mashkullore.

20. Zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës

Disa studime të Universitetit të Notingamit kanë zbuluar se burrat që shijojnë një jetë të rregullt seksuale në të 50-at e tyre kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar kancerin e prostatës.

Kjo ndodh pasi seksi pastron prostatën nga toksinat që mund të nxisin dhe shkaktojnë ndryshime kancerogjene.

Në këtë përfundim u arrit pasi disa studime zbuluan se murgjit kishin një mundësi më të lartë për të zhvilluar kancerin e prostatës.

21. Ju ndihmon të ndiheni mirë gjithë ditën

Sipas studimeve, nëse vendosni ta nisni ditën duke ndezur zjarrin e pasionit, është e garantuar që humori i mirë do t’ju shoqërojë deri në mbrëmje.

Shkencëtari amerikan Dr. Debby Herbenick arriti në përfundimin se të rriturit që bënin dashuri sa zgjoheshin në mëngjes, jo vetëm që humori i mirë i shoqëronte gjatë gjithë ditës, por kishin një sistem më të fortë imunitar sesa personat që për rutinën e tyre të mëngjesit pinin thjesht një caj dhe niseshin për punë.

Me fjalë të tjera…pse të prisni deri sot në darkë?