BREAKING NEWS

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen e bujshme të CEZ (Dokumenti)

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen
x

Lifestyle

3 gjëra që askush nuk ju ka treguar për masturbimin

3 gjëra që askush nuk ju ka treguar për masturbimin

Në shumë vende të botës, çdo fjalë që lidhet me seksin vazhdon të jetë tabu. Shqipëria është një prej tyre, ku tema si marrëdhëniet seksuale apo masturbimi, konsiderohen si të patrajtueshme. Edhe pse secili prej nesh i bën dhe janë shumë normale, madje sipas shumë studimeve edhe të shëndetshme.

Nuk ekziston mundësia që ju të kënaqeni aq shumë nga masturbimi, sa më pas të jetë e pamundur që të shijoni seksin me një person.

Shpesh mendohet se duke qenë perfeksionit në kënaqjen e vetes, dikush tjetër  nuk do të jetë në gjendje të arrijë atë nivel që vetëm ju njihni. Gaboheni! Prekja nga dikush ndryshon gjithmonë nga prekja e vetvetes.

Nuk është diçka e çuditshme që e bëjnë vetëm perversët.

Secili nga ne masturbohet. Edhe gjinekologu tek i cili ju këshilloheni, edhe miqtë tuaj ndërkohë që po flasin me ju në Whatsapp. Sepse siç e dimë në kohët moderne, të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë është një domosdoshmëri.

Nëse ju nuk kaloni në orgazëm gjatë masturbimit nuk do të thotë se jeni të pashpresë.

Mos u shqetësoni të gjithëve i ndodh që në raste të caktuara të mos arrijnë, sidomos në fazat e para eksploruese. Ose është thjesht një ditë e ngarkuar psikologjikisht, provojeni të nesërmen.