Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

4 mënyrat si ta përdorni mjaltin për një lëkurë perfekte

Postuar: 18/11/2019 - 18:34

Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut.Mjalti i bën mirë organizmit nga jashtë brenda.

Ai është veçanërisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj.

Maskë Me Mjaltë

Njerëzit që vuajnë nga lëkura e thatë apo eczema duhet të përdorin mjaltin.

Mjalti është veçanërisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm.

Lyjeni lëkurën me mjaltë në mbrëmje, mbajeni një orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Larja E Lëkurës

Njerëzit që kanë akne si pasojë e lëkurës së thatë mund të gjejnë shpëtim tek mjalti.

Përzieni një lugë çaji me mjaltë, lëngun e një limoni dhe dy lugë çaji me ujë.

Me këtë masë kremoze mund të lani lëkurën.

Limoni do të eliminojë qelizat e vdekura ndërsa mjalti do ta ushqejë lëkurën me vitamina.

Kundër Plakjes

Ju mund të përgatisni një maskë për lëkurën që të luftojë shenjat e plakjes.

Përzieni dy lugë gjelle me mjaltë, çerek avokadoje, një lugë çaji me tërshërë të thatë dhe dy lugë çaji me lëng limoni.

Kjo maskë do të pastrojë lëkurën dhe do ta ushqejë atë me vitamin E dhe antioksidantë.

Kjo maskë mund të aplikohet disa herë në javë ndërkohë që rezultatet e para vërehen pas një muaji.

Si Të Ruani Cilësinë E Mjaltit

Mjalti duhet ruajtur në një vend të errët dhe të freskët.

Ai nuk duhet futur në frigorifer sepse ngurtësohet dhe nuk përhapet dot në lëkurë.

Nëse e ruani në mënyrën e duhur, mjalti mund të rezistojë për vite të tëra.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 19:49

Tani jemi në mes të dimrit dhe përtej entuziazmit të ardhjes së festave, dëborës së parë apo gjetheve që bien, dimri ka një anë tjetër më pak të këndshme.

Postuar: 07/12/2019 - 13:53

Rreth kafesë janë bërë shumë studime, ku shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur në konkluzione dhe

Postuar: 07/12/2019 - 13:19

Hudhrat përdoren në të gjithë botën, por a e dini se përveçse mund ta përdorni në kuzhinë është g

Postuar: 06/12/2019 - 14:55

Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për

Postuar: 06/12/2019 - 08:47

Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mu

Postuar: 06/12/2019 - 08:47

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit

Postuar: 04/12/2019 - 14:45

Shkencëtarët besojnë se vaksina kundër HIV-it, virusi që e shkakton AIDS-in, mund të jetë në disp