BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Shëndeti

4 problemet shëndetësore që shkaktohen si pasojë e stresit, ja si t'i shmangni ato

4 problemet shëndetësore që shkaktohen si pasojë e stresit,

Kur kemi ndjesinë e rrezikut, e vërtetë apo imagjinare qoftë kjo, reagimi mbrojtës i trupit është i shpejtë dhe manifestohet në reagimin “lufto ose ik ose ngri në vend”.

Ky proces quhet Stress Response (reagim ndaj stresit). Reagimi ndaj stresit është mënyra se si trupi ju mbron. Kur kjo gjë funksionon mirë, do t’ju ndihmojë të qëndroni i fokusuar, energjik dhe alert. Në situata emergjente, stresi mund t’ju shpëtojë jetën, duke ju dhënë më shumë fuqi të mbroni veten, p.sh.:, shkelmimi me nxitim i frenave për të shmangur një aksident, ose ju bën të studioni fort pa pushim për provimin. Ana tjetër e medaljes tregon se stresi ndalon aftësinë tonë për të qenë të efektshëm, shkakton shumë dëmtime në shëndetin tonë, në produktivitet, në marrëdhëniet tona dhe në përgjithësi në cilësinë e jetës sonë. Dr. Roger Henderson ka zbuluar disa nga problemet që shkaktohen si pasojë e stresit.

1.Sindroma e zorrës së irrituar: Kjo sindromë prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se është gjendja që hasin më shpesh tek njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut. Stomaku dhe zorrët janë të lidhur me miliona qeliza nervore, të cilat kontrollojnë dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Këto qeliza nervore përçojnë mesazhe nga zorra në tru dhe e anasjella, prandaj shkaktohen këto probleme me zorrët kur jeni të stresuar.

2.Djersitje e tepërt: Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine. Sipas mjekut të familjes Roger Henderson, ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla.

3.Kërcitje e dhëmbëve (bruksizëm): Studimet kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe kërcitjes së dhëmbëve. E njohur si “bruksizëm”, kërcitja e dhëmbëve mund të ngelet e padiagnostikuar duke qenë se simptoma kryesore e saj është dhimbja e kokës. Simptoma të tjera janë: probleme me gjumin, dhimbje të veshit, qafës, shpatullave etj.

4.Rënie të flokëve: Stresi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rënie të flokëve. Sipas ekspertëve, hormonet e stresit bëjnë që gjëndrat e qimeve të bien në letargji, dhe si rezultat shkaktohet rënia e flokëve kur i lani ose krihni. Nëse ju bien flokët në mënyrë drastike, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi kjo mund të jetë një shenjë e një problemi më serioz me shëndetin.