Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

5 arsye pse duhet ta servirësh rukolën çdo ditë në tryezë për familjen tënde

Postuar: 12/08/2019 - 18:41

Rukola ka filluar të përdoret gjerësisht tek tryezat tona. Ka një shije pak pikante dhe të hidhur, e cila shkon mirë me varietetet e tjera të sallatave si marule apo perime të tjera siç janë karotat. Por kombinohet lehtësisht me djathrat dhe pjatat kryesore të mishit dhe peshkut. Ajo gjithashtu ka avantazhin e të qenit një aleat i shkëlqyeshëm i linjës dhe i shëndetit. Ka një konsum të ulët kalorik: përmban rreth 30 kalori çdo 100 gram. Për më tepër, ajo ka shumë veti të dobishme për funksionimin e duhur të organizmit. Për shembull, është një nga burimet më të pasura të kalciumit. Ky mineral është thelbësor për shëndetin e kockave dhe për të parandaluar shfaqjen e osteoporozës. Por përfitimet pak nuk mbarojnë këtu. Këtu keni 5 gjëra që duhet të dini për rukolën

 
1.Përmban shumë vitaminë C
 
Rukoka është një burim i mirë i vitaminës C. Madje e përmban më shumë sesa portokalli. Kjo vitaminë ka një veprim antioksidues. Mbron kundër veprimit të dëmshëm të radikalëve të lira, përgjegjëse për plakjen e qelizave.
 
2.Lufton urinë
 
Ka një fuqi të lartë ngopëse. Ajo sjell kaq shumë fibra që ndihmojnë për të kontrolluar nivelin e glicemisë, nivelet e sheqerit në gjak, përgjegjës për sulmet e papritura të urisë.
 
3.Favorizon shëndetin e zorrëve
Rukola na furnizon me inulinë, një fibër prebiotike që lehtëson përhapjen e baktereve të mira që popullojnë zorrët, të dobishme për shëndetin dhe mbajtjen e një peshe të shëndetshme.
 
4.Qetëson fryrjet
Përmban sasi të mëdha uji dhe minerale të tilla si magnez dhe kalium. Këto substanca lehtësojnë eliminimin e mbeturinave të tepërta dhe toksinave, të cilat shkaktojnë fryrje dhe celulit.
 
5.Të çlodh
 
Rukola përman vitamina të kompleksit B, të cilat ndihmojnë në prodhimin e energjisë dhe në luftimin e lodhjes. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/08/2019 - 22:25

Vuani nga flokët e yndyrshëm...? Përdorni shampo farmaceotike dhe sërish nuk po shpëtoni dot nga ky problem? Më poshtë po ju renditim disa nga veset tuaja që po ju shtojnë këtë telash:

Larje e shpeshtë

Postuar: 15/08/2019 - 21:04

Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të p

Postuar: 14/08/2019 - 22:14

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes.

Postuar: 14/08/2019 - 21:11

Raporti intim është një çështje shumë personale mes individësh, por me sa duket ka disa gjëra që

Postuar: 14/08/2019 - 20:17

Të gjithë duam të kemi një bark të sheshtë, por ju e dini se yndyra e barkut është më e vështirë

Postuar: 14/08/2019 - 18:59

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes.