
E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi: Sot është një ditë shumë e vështirë për mua

5 hapa të thjeshtë që duhet të ndiqni nëse keni probleme me rënien e flokëve pas Covid-19

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shkurt 2021
Të shumtë janë ato individë që e kalojnë koronavirusin pasi mund të kenë pësuar rënie të flokëve.
Koronavirusi në të gjithë botën ka sjellë pasoja të mëdha që nga komplikacionet më të lehta e deri tek ato që kanë sjellë humbjen e jetëve të të prekurve.
Infeksioni nga Covid-19 solli me vete shumë të papritura dhe pas një viti bashkëjetesë me të, njerëzit po përballen me lloj-lloj problematikash.Sipas studimeve, këto rënie shqetësuese, shkaktohen përgjithësisht kur një individ kalon një periudhë me temperaturë të lartë dhe stres të rritur.
Kjo situatë mund të zgjasë nga 6 deri në 9 muaj, por individët që po e kalojnë nuk duhet të stresohen. Rënia e flokut ndodh normalisht dhe faza gjatë së cilës ndodh quhet telogen effluvium.
Në individët post- Covid ajo zgjat më shumë se zakonisht, tregon dermatologia Erjona Shehu, e cila dha disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë.
1. E para duhet reduktuar stresi dhe të mos e përjetojmë këtë humbje të përkohshme të flokut si tragjedi. Stresi në vetvete rrit rënien e flokut.
2. Mund të marrim vitamina për flokët në farmaci dhe t’i pimë sipas rekomandimeve të dermatologut.
3. Nuk duhet t’i thajmë flokët me ujë shumë të nxehtë.
4. Nuk duhet të bëjmë tërheqje ekstreme të flokut dhe stilime agresive.
5. Sa më pak stilues të tipit: llak, xhel apo shkumë.
Më të lexuarat


Vuani nga diabeti dhe problemet me frymëmarrjen, zbuloni mënyrën natyrale si ta luftoni

Hani shendetshmëm! Ja ushqimet që duhen konsumuar për një mendje të mprehtë dhe të qetë

Me këtë recetë stabilizoni tensionin në pak sekonda, ja si të përgatisni dhe përdorini, i keni të gjitha në kuzhinë dhe bëjnë mrekulli

Harroni shpesh gjatë përditshmërisë? Do të befasoheni kur të mësoni çfarë thotë shkenca për këtë gjë

Duhet ta pini herët në mëngjes! Mësoni çfarë i bën trupit tuaj një lugë lëng limoni çdo ditë

Skleroza e shumëfishtë, si ndikon vitamina D tek mbrojtja e trurit, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit zbardhin rezultatet dhe japin këshillat e vlefshme që duhet t'i dini të gjithë

Mund ta përdorni si kurë për diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes, ja bima që bën mrekulli në organizmin tuaj

Zbuloni çfarë ndodh me ju nëse konsumoni deri në 3 banane në ditë

Pini ujë teksa jeni duke ngrënë? Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj pas këtij veprimi

Ekzistojnë dy metoda të thjeshta por shumë efektive/ Si të ndaloni takikardinë në më pak se një minutë
