BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

5 super ushqimet e shëndetshme që mund të kthehen në toksike po t'i hani çdo ditë

5 super ushqimet e shëndetshme që mund të kthehen në toksike

 Edhe ushqimet e shëndetshme mund të kthehen në toksike nëse e teproni me konsumimin e tyre. Më poshtë do të gjeni të listuar disa nga ushqimet që mund të kthehen në rrezik nëse i hani më shumë seç duhet.

 

Spinaqi: Perimet me gjethe jeshile janë si një central ushqyes, pasi janë të pasura me lëndë të ndryshme ushqyese, si vitamina A dhe C, hekur dhe folate etj. Megjithatë, disa prej tyre, si spinaqi kanë përmbajtje të lartë në acid oksialik, përbërësi që ju jep atyre shijen paksa të hidhur të tokës. Nëse abuzoni me konsumimin e tyre, mund të keni dhimbje në stomak, tension të ulët të gjakut, të përziera, puls të dobët, madje mund të formohen edhe gurë në veshka. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jetë pjesë e dietës suaj. Duhet t’i përfshini patjetër në dietë, por në sasi të moderuar.

Arra braziliane: Konsumi i tepërt i arrave braziliane mund të shkaktojë overdozë të mineralit selen. Simptomat e saj janë dhimbje stomaku, rënie të flokëve, lodhje, diarre, flokë ose thonj të brishtë, çngjyrim të dhëmbëve, probleme me sistemin nervor, një shije metalike në gojë dhe erë shumë të keqe të saj. Nëse lihet pa trajtuar, overdoza me mineralin e selenit mund të çojë në vështirësi në frymëmarrje, probleme me veshkat, atak në zemër, dridhje etj.

Peshk tuna i konservuar: Peshku tuna përmban mërkur më shumë se çdo lloj tjetër peshku dhe teprimi me të mund të shkaktojë disa efekte anësore alarmuese, si probleme me shikimin, dëgjimin dhe të folurin, mungesë koordinimi dhe dobësi të muskujve. Në këtë rast është mirë të gjithë varietetet e “lehta”, që janë peshqit tuna të vegjël pasi kanë më pak nivele të mërkurit se peshqit tuna të mëdhenj “albakore”.

Arrëmyshk: Arrëmyshku përmban një përbërës të quajtur myristicin, që mund të çojë në helmim nëse konsumohet në doza të mëdha, Ajo mund të shkaktojë disa efekte anësore si dhimbje koke, të përziera, dobësi, madje edhe halucinacione.

Patatet: Nëse patatja është akoma jeshile apo kanë filluar t’i dalin rrënjët, hidheni atë. Patatet jeshile përmbajnë solanine, një pesticid natyral që është toksik për njerëzit nëse konsumohet në sasi të mëdha. Ajo mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe arrest kardiak.

Ujë: Nuk jeni të sigurt? Besojeni ose jo, overdoza e ujit gjithashtu është e dëmshme për shëndetin. Konsumi i tepërt i tij mund të çojë në intoksikim të ujit. Kur konsumohen shumë lëngje, shfaqet gjendja hiponatremia, ku nivelet e sodiumit në gjak ulen shumë poshtë normales. Ajo mund të shkaktojë letargji, të vjella, konvulsion, madje mund të çojë edhe në gjendje kome ose vdekje nëse lihet pa trajtuar.