Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

6 gabimet që bëjnë nënat e reja kur ushqejnë fëmijën me biberon

Postuar: 21/05/2019 - 18:21

Ushqyerja me gji mund të jetë diçka instiktive dhe mund të duhen vetëm pak gjëra që duhet të mbani mend për mënyrën se si duhet ta ushqeni fëmijën tuaj. Por ushqyerja me biberon është krejtësisht një gjë e re. Dhe më poshtë ju tregojmë gabimet më të zakonshme qe bëhen nga nënat qe ushqejnë bebat me biberon.

1.Zgjedhja e biberonit të gabuar: Kur vjen puna për të ushqyer fëmijën me biberon, ju mund të tundoheni për të blerë ato që kanë forma ose dizajne të bukura. Bisfenol A (BPA) është një kimikat organik që gjendet në biberona, të cilat përmbajnë substanca potencialisht të dëmshme për fëmijët. Ky kimikat shkakton rreziqe të shumta shëndetësore. Ajo që duhet të bëni është të zgjidhni një shishe që është pa BPA. Kontrolloni anën e poshtme të shishes për të parë nëse ka tre shigjeta në formën e një trekëndëshi me PVC ose ka të shkruar “Others” . Në ato që lexojnë PVC ka shumë mundësi që të jetë i pranishëm BPA.
 
2.I vendosni fëmijës biberonin sa herë që qan: Nuk është mënyra e duhur e të ushqyerit një fëmijë nëse i jepni biberonin për të pirë sa herë që qan. Mund të ketë arsye të tjera pse fëmija juaj mund të qajë dhe mund të jetë për shkak të pelenës së lagur apo thjesht për shkak se është mërzitur. Nëse ai nuk do dhe ju po ia jepni biberonin me zor kjo tregon se fëmija juaj nuk po qan nga uria.
 
3.E vendosni shishen në mikrovalë: Sigurisht, përdorimi i mikrovalës është i përshtatshëm, i lehtë, dhe ju kursen kohë. Por qumështi i foshnjës nuk është ushqim që duhet ngrohur. Mikrovala vret vitaminat dhe mineralet e nevojshme për fëmijën tuaj. Mikrovala gjithashtu mund ta ngrohë formulën në temperatura të larta brenda pak minutash. Ju mund ta ngrohni qumështin në një enë me ujë të ngrohtë, por nëse e keni formulë sigurohuni që të mos marrë valë. Një tjetër metodë është që të përdoret një ngrohës me shishe për të marrë temperaturën e duhur.
 
4.Nuk e lejoni fëmijën të gromësijë: Të ushqyerit nuk është i mjaftueshëm nëse nuk bëni pauza për ta lënë fëmijën të nxjerrë gazrat që i bllokojnë fytin. Nëse fëmija nuk gromësin mund të ketë një gjumë të parehatshëm. Prisni me durim derisa fëmija juaj të gromësijë 2-3 herë pas ushqimit. Ju mund të provoni ngadalë lëkundjen ose pëllëmbën në shpinë për t’a ndihmuar.
 
5.Ripërdorimi i qumështit: Kur është fjala për formulën e foshnjës, mos përdorni fare fjalët “reduktim, riciklim, ripërdorim”. Ka shanse që bakteret nga goja e foshnjës tuaj të hyjnë në shishe dhe kjo mund të jetë e dëmshme për fëmijën tuaj. Nëse fëmija juaj nuk e përfundon qumështin me një herë, është më mirë të hidhni atë që ka mbetur dhe të përgatisni një vakt të ri.
 
6.E ushqeni me forcë, apo e ushqeni më shumë se ç’duhet: Të ndiqni një afat kohor është gjë e mirë, por mos e zgjoni fëmijën tuaj nga gjumi për ta ushqyer. Koha fikse mund të mos jetë e nevojshme gjithmonë sepse çdo fëmijë është i ndryshëm dhe mund të ketë modelin e vet të ushqyerjes. Ndërkohë që disa foshnja mund të konsumojnë më shumë në nje vakt, të tjerë preferojnë doza më të vogla por më shpesh. Dëgjoni nevojat e fëmijës suaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 16:04

Në kohët e sotme, vëmendja jonë është më e fokusuar në cilësinë e ushqimeve që sjellim në tryezë.

Postuar: 17/09/2019 - 13:34

Pirja e ujit gjatë ngrënies është një zakon që të gjithë e bëjmë shpesh por ky zakon paska dhe an

Postuar: 17/09/2019 - 10:04

Hudhra është e njohur si një ndër ushqimet më të shëndetshme, antibiotik natyror dhe ilaç për shu

Postuar: 17/09/2019 - 09:07

Personat që rregullisht konsumojnë çokollatë të zezë janë më pak të rrezikuar nga depresioni, shk

Postuar: 16/09/2019 - 20:52

Mjekët pretendojnë se një grua ‘kuroi’ kancerin ovarian, pasi mori trajtimin tradic

Postuar: 16/09/2019 - 15:23

A do donit ta dinit edhe ju se kur e keni fundin?

Postuar: 16/09/2019 - 14:58

Ka një numër njerëzish që kërkojnë një përgjigje për pyetjen, a është kafeja e mirë për lëkurën t