Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

8 ushqimet që deri më sot nuk u keni marrë asnjë vlerë ushqyese! Mësoni si duhen ngrënë për ti përfituar

Postuar: 17/09/2019 - 16:04

Në kohët e sotme, vëmendja jonë është më e fokusuar në cilësinë e ushqimeve që sjellim në tryezë. Por shpesh e nënvleësojmë faktin e rëndësishëm që ngrënia jokorrekte e disa ushqimeve na bën që të mos marrim vlerat e tyre. Asparagët, luleshtrydhet, kosi, etj janë ushqime të shëndetshme, por duke mos i ngrënë në mënyrë korrekte, nuk i marrim nutrientët që ato përmbajnë.

Farat e linit
 
Farat e linit përmbajnë fibra, acide yndyrore omega-3 dhe fitonutrientë të cilët janë substanca shumë të vlefshme për trupin. Megjithatë, trupi ynë është i paaftë t’i tresë në formën e tyre të plotë. Pra, ato dalin me jashtëqitjen ashtu siç i konsumojmë dhe praktikisht i marrim kot. Kjo është arsyeja pse duhet t’i blejmë të bluara ose t’i bluajmë vetë. Vetëm në këtë mënyrë mund të përfitojmë nga benefitet e tyre.
 
Asparagët
 
Asparagët nuk duhen  gatuar kurrë në mikrovalë. Ajo shpërbën përmbajtjen e vitaminës C në këto berime. Mënyra ideale për të gatuar asparagët është metoda e avullit apo skuqja, në mënyrë që të jenë të butë dhe krokantë.
 
Domatet
 
 
 
Domatet janë ushqime që duhen ngrënë të gatuara në mënyrë që të përfitoni prej likopenit, një antioksidant që mbron nga tumori dhe sëmundjet e zemrës. Vlerat më të mëdha, ai i lëshon në praninë e nxehtësisë, prandaj gjithmonë duhet t’i gatuani domatet.
 
Çaji i zi
 
Çaji  i zi është shumë i njohur për vlerat e tij, por mos e përzieni me qumështin. Produktet e bulmetit nuk ndikojnë tek antioksidantët që ai përmban, por pengojnë benefitet kardiovaskulare të çajit, pasi qumështi i bën proteinat e çajit më të vështira për t’u përthithur.
 
Luleshtrydhet
 
Luleshtrydhet janë të pasura në fibra, antioksidantë dhe vitaminë C, ashtu si shumë fruta të tjera me ngjyrë të kuqe. Por këto fruta nuk duhen prerë asnjëherë. Prerja i bën të ndjeshme ndaj dritës dhe oksigjenit duke i humbur lehtësisht vlerat e tyre.
 
Brokoli
 
Brokoli është një nga ato ushqime që duhet ngrënë i gjallë ose maksimumi, i gatuar në avull. Me skuqjen apo zjerjen, kjo perime e humbet viaminën C, klorofilin, antioksidantët dhe përbërësit anti-kancerogjenë të cilët janë thelbësorë për trupin.
 
Hudhra
 
Hudhra përmban alicinë, një enzimë antitumorale që e përmirëson fuqinë e saj përmes ekspozimit në ajër. Kjo ësht arsyeja pse hudhra duhet të shtypet mirë dhe të qëndrojë 10 minuta e copëtuar para se të përdoret në gatim. Alicina kështu oksigjenohet dhe benefitet e saj janë të pabesueshme.
 
Kosi
 
Përmbajtja e lëngshme që gjendet në krye të vasketës së kosit quhet hirrë dhe përmban proteina dhe vitaminë B12. Për këtë arsye, nuk duhet hedhur kurrë në lavapjatë. Para se  të konsumoni kosin, përziejeni mirë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 11:36

Thuajse të gjithëve iu ka ndodhur që teksa pastrojnë kungullin i hedhim edhe farat dhe nuk i konsumojmë. Mirëpo diçka e tillë është e gabuar dhe më poshtë sjellim dhjetë arsye se pse duhet ti konsumoni:

Postuar: 23/10/2019 - 08:01

Makaronat mund të jenë të mira për belin tënd.

Postuar: 22/10/2019 - 13:14

Të gjithë e kemi pyetur të paktën një herë veten se sa do të arrinin të mbijetonin nëse nuk do të

Postuar: 21/10/2019 - 13:40

Mjeku i famshëm Oz ka zbuluar se çaji me banane është një pije ideale për një gjumë të mirë.

Postuar: 21/10/2019 - 13:18

Aspirina është e njohur për aftësinë e saj për të lehtësuar dhimbjen nga lëndimet e lehta dhe gji

Postuar: 21/10/2019 - 12:37

Diabeti është një ndër sëmundjet më të përhapura në mbarë botë dhe ka përfshirë të gjitha moshat.

Postuar: 21/10/2019 - 09:17

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, por kur është koha e duhur për të