BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x
BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x

Shëndeti

8 vajra esencialë kundër dhimbjeve të kokës

8 vajra esencialë kundër dhimbjeve të kokës

Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, provoni këto tetë vajra esencialë përpara se të përdorni ilaçin e rradhës. Ekspertët bimorë rekomandojnë vajrat esencialë që shërojnë çdo dhimbje koke, pavarësisht nga shkaku.

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga tensioni
Ju duket sikur ua kanë shtrënguar kokën me mjete të mprehta? Dhimbja e kokës e shkaktuar nga tensioni shërohet me vaj nenexhiku. Ky i fundit jo vetëm që largon dhimbjet por ka një efekt shumë freskues që u vjen në ndihmë muskujve. Shtoni 10 pika me vaj esencial në 28 gramë të një vaji mbartës (vaj jojobe ose arre kokosi) dhe masazhoni qafën dhe shpatullat.

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga stresi
Stresi është një ndër shkaktarët kryesorë të dhimbjes së kokës. Studimet kanë treguar se nuhatja e aromave ul stresin, nivelin e kortizolit dhe tensionin e gjakut. Zgjidhni vajin e lavandës apo vajrat e agrumeve. Nuhatja e kësaj arome ngadalëson zemrën, qetëson sistemin nervor dhe ju ndihmon të qetësoheni. Lagni një shami me pak vaj esencial dhe nuhateni.

Migrena ikën me lavandë
Aroma e lavandës të qetëson, të vë në gjumë, rregullon nivelet e serotoninës dhe përmirëson sistemin nervor. Nëse huasni aromën e lavandës për 15 minuta dhimbja e migrenës do të ikë. Sapo të vëreni shenjat e para të dhimbjes nuhatni vajin ose përdoreni për masazh të nofullave, ballit dhe skajeve të tij.

Dhimbjet hormonale shërohen me barbarozë
Hormonet janë mike dhe armike. Dhimbjet e kokës të shkaktuara prej tyre shërohen me barbarozë. Në rastin e këtyre dhimbjeve, ju duhet të përdorni një pikë vaj esencial në një lugë çaji me vaj bartës dhe të masazhoni zonën abdominale. Në të kundërt, bëni një banjë dhe hidhni në vaskë 5-8 pika nga ky vaj esencial.

Dhimbja e kokës nga dehidratimi
73 përqind e trurit përbëhet nga uji ndaj hidratimi është i rëndësishëm. Nëse jeni të dehidratuar atëherë do të keni dhimbje koke. Kompresat e ftohta me vajra esencialë të nenexhikut, portokallit ose mandarinës shërbejnë më së miri kundër dhimbjeve.

Dhimbja e kokës nga arsye të tjera
Vajrat esencialë të rozmarinës, lavandës, nenexhikut mund të përzihen së bashku dhe të zgjidhni një sërë dhimbjesh. Ato mund t’i përdorni jo vetëm për nuhatje, por edhe për masazh, banjë dhe për aromatizimin e ambienteve të ndenjes dhe fjetjes