BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x
BREAKING NEWS

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit të Paraguajit pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ja vija e kuqe që i ndan në mes

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit
x
BREAKING NEWS

“Ndarja e tij është një humbje e madhe për të gjithë”/ Fakulteti i Ekonomisë jep lajmin e trishtë: Për pesë dekada Profesor në auditore dhe angazhim në pasurimin e aktivitetit akademik dhe shkencor

“Ndarja e tij është një humbje e madhe për të
x

Shëndeti

A e dini përse disa njerëzve iu duken venat më shumë nëpër lëkurë? Këto janë rastet kur duhet të kontaktoni me urgjencë mjekun

A e dini përse disa njerëzve iu duken venat më shumë

 

Venat tona përfaqësojnë një sistem të mençur, përmes të cilit valvulet kryejnë funksionin e rëndësishëm të dërgimit të gj akut nga trupi në zemër. Normalisht, ne nuk mendojmë shumë për venat derisa të vërejmë se ato janë shfaqur në lëkurën tonë.

Nëse venat tuaja bëhen të dukshme dhe nuk po e dini pse ka ndodhur kjo, mos u brengosni. Venat e dukshme nganjëherë mund të na tregojnë për probleme të ndryshme shëndetësore, por në shumë raste, ato kanë arsye natyrale pse dalin dhe nuk janë të rrezikshme për shëndetin. Ne i kemi studiuar situatat pse venat bëhen më të dukshme dhe kjo është ajo çfarë kemi mësuar.

Venat e dukshme mund të jenë normale për llojin tuaj të lëkurës

Specialistët e venave thonë se njerëzit me lëkurë të çelët kanë më shumë gjasa të kenë vena të dukshme sesa ata me tone më të errëta të lëkurës. Lëkura e hollë mund të jetë gjithashtu arsye. Duke u plakur, shtresa e dhjamit nën lëkurë bëhet më e hollë. Kjo është arsyeja pse njerëzit e moshuar kanë vena të dukshme në duart e tyre, këmbët dhe pjesët e tjera të trupit.

Venat mund të bëhen të dukshme pas stërvitjeve

Dalja e venave gjatë stërvitjeve është normale. Kur stërviteni, muskujt punojnë, fryhen dhe i shtyjnë venat drejt sipërfaqes së lëkurës duke i bërë më të dukshme. Pas stërvitjeve, muskujt tërhiqen dhe venat bëhen më pak të dukshme.

Grave mund t’iu dalin venat gjatë shtatzënisë

Venat e dukshme janë një problem që shumë gra shtatzëna e kanë dhe nuk keni arsye pse të brengoseni për këtë. Vëllimi i gj akut të një gruaje shtatzënë është më i lartë sesa i një gruaje jo shtatzënë, dhe kësisoj venat thjeshtë provojnë të përshtaten me sasinë e madhe të gjakut. Rrjeti i venave punon gjatë gjithë kohës për të transportuar vëllimin e rritur të gj akut përreth trupit të gruas shtatzënë për të ushqyer fetusin. Nëse përjetoni vena të dukshme gjatë shtatzënisë, por nuk i keni pasur kurrë më parë, atëherë me gjasë ato do të zhduken pas lindjes.

Ka raste kur venat e dukshme janë arsye për t’u kontrolluar tek mjeku

Siç ju treguam më lartë, në shumicën e rasteve venat e dukshme janë normale dhe të shëndetshme dhe nuk ka nevojë të brengoseni. Megjithatë, nëse venat e dukshme shoqërohen me simptoma të tjera si dhimbje gjoksi, shkurtim frymëmarrjeje, ulcera afër venave ose vena të ënjtura, duhet të shkoni tek mjeku.

Këto simptoma mund të shkaktohen nga probleme shëndetësore si venat me varice, tromboflebiti dhe sëmundje të tjera të venave, dhe këto simptoma nuk duhet të injorohen pastaj.

Më të lexuarat