BREAKING NEWS

RENEA dhe forca të shumta policie zbarkojnë në Mamurras, shoqërohen në polici 7 persona, të afërm të ish-deputetit të njohur të PD

RENEA dhe forca të shumta policie zbarkojnë në Mamurras,
x

Shëndeti

A mund ta konsumojmë një vezë të skaduar dhe si ta kuptojmë nëse ajo është e freskët apo jo? Ekspertët japin informacionin që duhet ta dimë të gjithë

A mund ta konsumojmë një vezë të skaduar dhe si ta

Në jo pak raste na ka ndodhur që të kemi harruar në frigorifer vezë, të cilat sipas mbishkrimit të kutisë kanë skaduar. Natyrisht veprimi që kemi bërë, është që i kemi hedhur.

Mirëpo nga sot e tutje nuk duhet ta bëni më këtë veprim. Vezëve u duhet më shumë kohë të prishen sesa data e caktuar në kuti.

Kartoni i vezëve vuloset me shumë numra. Është një datë që tregon ditën e shitjes së tyre, pra kur ata shkojnë në raftet e dyqaneve. Është një numër tjetër; një kod tre shifror, që tregon ditën kur vezët futen në karton. Mund t’ju duhet një minutë për ta përpunuar pasi që korrespondon me një numër të vitit kalendarik nga 1 në 365.

Për të dalluar nëse një vezë është e freskët, futeni në një enë më ujë; nëse bie në fund të enës është e freskët, nëse noton, nuk është e freskët. Testi notues është i dobishëm, por gjithashtu është e dobishme të njihni një kornizë të përgjithshme kohore. Vezët qëndrojnë të freskëta brenda një periudhe 3-5 javë pas shitjes.

Më të lexuarat