
"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

A mund të agjërojnë pacientët me zemër? Merrini seriozisht këto paralajmërime!

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Mars 2023

Miliona besimtarë në mbarë botën nisin agjërimin në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ndërsa ka edhe shumë të tjerë, të cilët dëshirojnë ta mbajnë atë, por kanë frikë për shëndetin e tyre, pasi vuajnë nga sëmundje të caktuara.
Për këtë arsye, shumë prej tyre, “vërshojnë” drejt motorëve të kërkimit për të drejtuar pyetje nëse mund të agjërojnë, sidomos pacientët që kanë sëmundje të zemrës.
“A mund të agjërojnë pacientët me zemër? A kam shqetësime nëse agjëroj? Si duhet t’i përdor ilaçet e mia gjatë agjërimit?
Këto janë kategoritë që janë më të rrezikuar nëse agjërojnë:
Ata që kanë pasur një atak në zemër vitin e kaluar;
Ata që kanë ankesa në lidhje me sëmundjet e zemrës që ende nuk mund të kontrollohen;
Përdoruesit e drogës;
Ata që përdorin shumë ilaçe dhe kanë dështim të zemrës;
Pacientët me hipertension të pakontrolluar;
Personat që përdorin hollues gjaku për shkak të protezave të valvulave të zemrës ose rritjes së rrezikut për goditje në tru.
Për këta persona nuk rekomandohet agjërimi pa u konsultuar me mjekun. Nëse jeni duke agjëruar, duhet t’i kushtoni vëmendje dy çështjeve kryesore. Duhet të shmangni vaktet e papritura dhe sasitë e mëdha të ushqimit gjatë iftarit.
Menuja më e përshtatshme për ju do të jenë gatimet e lehta dhe mesdhetare. Pas një urie të gjatë, duhet të qëndroni larg ushqimeve të yndyrshme dhe të shmangni ushqimin e shpejtë. Është metoda më e përshtatshme që personat me sëmundje të zemrës të hanë pak nga pak dhe shpesh duke i ndarë mes iftarit dhe sahurit.
SI DUHET TË JETË KONSUMI I UJIT?
Nëse agjërimi juaj miratohet nga mjeku, konsumi ditor i ujit duhet të jetë së paku 2 litra, përveç nëse ka ndonjë kusht shtesë. Kjo sasi duhet të merret duke e ndarë mes iftarit dhe sahurit.
Në veçanti, pacientët me hipertension dhe sëmundje të njohura kardiovaskulare nën terapi me ilaçe duhet të jenë tepër të ndjeshëm në këtë drejtim.
Nëse keni vendosur aparat në zemër, vitin e fundit, mund të merrni hollues gjaku për të shmangur problemet me venat. Në këtë rast nuk do të ishte i drejtë agjërimi.
Megjithatë, nëse periudha ka kaluar 1 vit, mund të agjëroni duke u konsultuar me mjekun tuaj. Në këtë rast, duhet patjetër të merrni miratimin nga mjeku juaj. Asnjëherë nuk rekomandohet agjërimi pa miratim.
Më të lexuarat


Ky është testi që zbulon 50 lloje të ndryshme të kancerit

E keni ditur më parë? Mësoni mënyrën efikase si të mbroheni prej alergjisë nga dielli

Arsyeja sekrete përse njerëzit hanë mish, zbulohet nga psikologia

"Bie nga froni" veza, këto ushqime kanë më shumë proteina

Këto ushqime kanë më shumë proteina se një vezë

Lajm i mirë nga mjekësia/ Testi i gjakut për 50 lloje kanceri emocionon shkencëtarët, mund të zbulojë sëmundjen në faza të hershme

Mësoni se cilat janë ushqimet që luftojnë aciditetin e lartë në stomak

Kjo është arsyeja pse duhet ta lani orizin para se ta gatuani

Një sëmundje e panjohur? Simptomat e mistershme në tru habisin mjekët

Kjo është arsyeja pse duhet ta lani orizin para se ta gatuani
