BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Shëndeti

Alarmi i virusit vdekjeprurës në Shqipëri/ 40 raste të kësaj sëmundje nga viti 2006-2012, mjekët tregojnë simptomat e fshehura dhe si duhet të reagojmë

Alarmi i virusit vdekjeprurës në Shqipëri/ 40 raste të

Pas një rasti të konfirmuar nga ISHP se humbi jetën ngaqë ishte prekur nga meningokoksemia dhe dy raste të tjera të dyshuara, por që nuk janë konfirmuar ka një shqetësim të shtuar në popullatë i cili vihet re dukshëm nëpër rrjete sociale.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit publik nëpërmjet shefes së departamentit të sëmundjeve publike doli në deklaratë për media pikërisht për këtë qëllim, duke theksuar se nuk ka vend për panik pasi raste me meningokotoksemi ka çdo vit.

Meningokoksemia prek kryesisht moshat pediatrike. Sipas një studimi të bërë nga universiteti i mjekësisë gjatë viteve e 2006-2014, rezultuan 40 raste me sëmundje meningokoksemike.

Mjeku i njohur infeksionist profesor Tritan Kalo thekson se në çdo stinë të vitit, por më shpesh në prag ose përgjatë dimrit ndeshen me këtë klinikë mjekësore.

Po si duhet te ruhemi nga Meningokotoksemia ?

Mjekët thonë se nga përhapja e bakterit të sëmundjes vdekjeprurëse duhet të mbrohesh njëlloj se për virozat respiratore apo për gripin.

Ky bakter tek një pjesë e pacientëve shfaq meningokoksemi pra infekton gjakun e pacientit.

Tek një pjesë tjetër prek cipën e trurit duke shkaktuar meningit dhe tek disa të tjerë shkakton purpura fulminante siç e quajnë mjekët, njolla të errëta në lekurë .

Meningokoksemia akute shfaq: temperaturë të lartë, ethe, dobësi, të vjella, diarre dhe dhimbjen e kokës.

Në rastet fulminante, sëmundja progreson brenda pak orësh, drejt hipotensionit, hemorragjisë adrenale, insuficencës renale.

Mjekët gjithashtu këshillojnë shmangien e grumbullimeve të shumta apo kujdes maksimal me higjienën personale pasi kjo sëmundje ka mortalitet të lartë.