BREAKING NEWS

 Presidenti Meta thyen protokollin: Si hyra në politikë, pasi askush nuk pranonte të më kandidonte!

 Presidenti Meta thyen protokollin: Si hyra në politikë, pasi
x

Shëndeti

Alarmi për virusin vdekjeprurës, ISHP del me njoftimin e rëndësishëm: Mos e trajtoni gripin me antibiotikë!

Alarmi për virusin vdekjeprurës, ISHP del me njoftimin e

Prej ditësh po përflitet për një virus vdekjeprurës që qarkullon në vendin tonë, që na ka shqetësuar të gjithëve pavarësisht së ISHP ka bërë thirrje vazhdimisht që duhet të rrimë të qetë pasi ka pasur vetëm 2 raste dhe ato të izoluara.

Ndërkohë që jemi në stinën e dimrit dhe griprat dhe bakteret përhapen me shpejtësi, Instituti i Shëndetit Publik ka insistuar në dhënien e këshillave për qytetarët shqiptarë dhe udhëzimet sesi duhet të reagojnë nga gripit.

Në një njoftim në profilin e saj, ISHP ka theksuar sot se gripi nuk duhet trajtuar me antibiotikë. Pacientët që janë në gjendje të rëndë, të shtruar në spital me grip, mund të trajtohen me ilaçe antivirale specifike për gripin.

“Mos e trajto sëmundjen e gripit me antibiotikë. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse dhe jo nga bakterie”, kanë shkruar ata.

Gjithashtu është përsëritur këshilla se të gjithë duhet të vaksinohen, të mbrojnë pacientët, familjen dhe vetveten.

Alarmi për virusin vdekjeprurës, ISHP del me njoftimin e