BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Shëndeti

Alarmohen mjekët, një sëmundje misterioze e trurit po përhapjet tek njerëzit (SIMPTOMAT)

Alarmohen mjekët, një sëmundje misterioze e trurit po

Një sëmundje misterioze e trurit po përhapet në Kanada. Neurologët kanë identifikuar 48 raste në provincën New Brunswick dhe po i ndjekin hap pas hapi.

Mosha e personave me këtë sëmundje varion nga 18-85 vjeç dhe simptomat përfshijnë reagime të tilla si: agresivitet, ankth, depresion, dhimbje muskujsh dhe spazma.

Gjithashtu në disa pacientë u vunë re probleme me gjumin, me të folurit, rënie drastike nga pesha etje. Simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me sëmundjen Creutzfeldt-Jakob (CJD), një sëmundje e rrallë dhe fatale për trurin. Ndërkohë një ekip studiuesish po përpiqen të përcaktojnë nëse sëmundja është një sindromë neurologjike.

Michael Coulthart, kreu i rrjetit të mbikëqyrjes CJD të Kanadasë, u shpreh se gjatë këtyre 20 viteve punë nuk ka parë pacientë me këto lloj simptomash, ndërsa shton se këto raste të identifikuara së fundi janë tepër shqetësuese pasi ende nuk dihet se për çfarë sëmundje bëhet fjalë. Disa ekspertë thonë se ajo mund të jetë një sëmundje e re dhe deri tani e panjohur. Në konsideratë po merret gjithashtu edhe mundësia e helmimeve për shkak të ndotjes së natyrës apo të ngjashme me këtë.