BREAKING NEWS

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me paralajmërimin ‘bombë’ për Sali Berishën: Tani jetojmë vetëm për të parë fundin tënd! (VIDEO)

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me
x
BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Shëndeti

Anemia, simptomat dhe ushqimi që duhet të marrim

Anemia, simptomat dhe ushqimi që duhet të marrim

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur. Pamjaftueshmëria e hekurit është një simptomë e rrezikshme që duhet shmangur. Ekspertët shpjegojnë se anemia ndodh kur trupi përballet me një nivel të ulët të qelizave të kuqe të gjakut.

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur. Për këtë arsye, hekuri është një mineral jetësor kundër anemisë. Hemoglobina ndihmon në transportin e gjakut të pasur me oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit, ndaj kur ajo nuk mjafton, trupi është i plogësht dhe pa energji.

Simptomat e anemisë

Simptomat paraqiten me vështirësi në frymëmarrje, lëkurë të zbehtë, probleme në tretje, përshpejtim i pashpjegueshëm i rrahjeve të zemrës, ndjenja e lodhjes dhe duar apo këmbë të ftohta, skuqje e gengivave, dhimbje koke dhe nervozizëm. Të gjitha simptomat i atribuohen mangësisë së hekurit, të cilat mund të përmirësohen përmes një ndryshimi në zakonet e të ushqyerit dhe në sajë të disa mënyrave natyrore.

Hani ushqime të pasura me hekur

A e dini sa është sasia e nevojshme e hekurit për të cilën keni nevojë që të shmangni aneminë? Një grua ka nevojë për 15-18 mg hekur në ditë, ndërsa një burrë ka nevojë për 8-11 mg. Një vezë e vetme përmban 6 mg hekur. Është e rekomandueshme që të konsumoni ushqime të pasura me hekur. Zgjidhni vezë, drithëra, patate, barishte, bishtajore, arrorë dhe fruta të thata. Ata që kanë probleme me aneminë duhet të konsumojnë edhe vezë, produkte të bulmetit, qumësht soje, e të tjerë.

Minerali që vjen nga ushqimet shtazore përthithet më mirë nga trupi se ai që vjen nga burimet bimore. Njerëzit që konsumojnë mish dhe peshk duhet të konsumojnë mish viçi, mish lope, shpendë, sardele, goca deti, karkaleca e të tjerë. Gjithashtu, shumica e drithërave janë të pasuruar me hekur dhe plotësojnë dozën ditore. Personat me prirje anemike kanë nevojë për drithëra të pasuruara me vitaminë B12 në mënyrë që të shmangin aneminë.

Hani ushqime të pasura me vitaminë C

Vitamina C nxit përthithjen e hekurit, ndaj ekspertët rekomandojnë ushqime të tilla në çdo vakt. Burime të pasura të vitaminës C përfshijnë lëngjet e agrumeve, portokallet, specat, domatet, brokoli dhe pjepri. Kufizoni sasinë e kafesë dhe çajit gjatë vakteve. Sigurohuni që të jeni të hidratuar dhe të pini më shumë ujë.  Kafeja dhe çaji, madje edhe ai jeshil pakësojnë sasinë e hekurit që përthithet në gjak. Studimet kanë treguar se nëse konsumoni çaj gjatë vaktit, përthithja e hekurit në gjak bie me 62 përqind. Sidoqoftë, hekuri i përftuar nga burimet shtazore nuk ndikohet nga çaji apo kafeja, por anemikët duhet të tregojnë shumë kujdes me këto pije.

Ditari ushqimor

Duhet të jeni të vëmendshëm ndaj ushqimeve që konsumoni në mënyrë që të dalloni sasinë e hekurit që merr trupi. Mund të mbani shënime për ushqimet e pasura me hekur që merrni në ditë. Nëse ndiqni këto pesë këshilla dhe mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor do të jeni në gjëndje të shmangni shfaqjen e anemisë që vjen si pasojë e dozave të ulëta të hekurit.