BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Shëndeti

Antitrupat qëndrojnë më gjatë te burrat apo te gratë? Publikohet studimi më i fundit

Antitrupat qëndrojnë më gjatë te burrat apo te gratë?

Sipas një studimi të ri, niveli i antitrupave kundër virusit që e shkakton sëmundjen COVID-19 duket se bie më shpejt te burrat sesa te gratë. Kjo gjetje mund t’i ndërlikojë përpjekjet në hulumtimet për vaksina.

Historikisht, hulumtimet mjekësore shpesh kanë pasur qasje të njëjtë ndaj të dy gjinive, pavarësisht dëshmive në rritje se personat e gjinive të ndryshme reagojnë ndryshe kur preken nga një sëmundje dhe kur e luftojnë atë.

Koronavirusi duket se është pjesë e këtyre dallimeve, pasi gratë kanë dy herë më shumë gjasa që të infektohen, por burrat kanë gati dy herë më shumë gjasa që të vdesin nga sëmundja COVID-19, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në këtë studim është përcjellur gjendja e 308 persona në spitalet e Universitetit të Strasburgut në Francë, të cilët ishin të konfirmuar si të infektuar. Shumica e të infektuarve kishin simptoma të lehta.

Niveli i antitrupave personave të infektuar iu mat me tri teste të ndryshme dy herë gjatë një periudhe prej 172 ditësh. Sipas testit të gjakut, burrat më të vjetër se 50-vjeç dhe ata me indeks të masës trupore mbi 25 e patën nivelin më të lartë të antitrupave.

Në testin e dytë, niveli i antitrupave kishte rënë më shumë te burrat sesa te gratë, pavarësisht moshës dhe indeksit të masës trupore të pacientëve.

“Studimet tjera kanë treguar se burrat kanë reagim imunitar më të madh se gratë në faqën akute, por ne po tregojmë se ndonëse burrat kanë reagim më të lartë në fillim, rënia e tyre në nivelin e antitrupave është shumë më e shpejtë me kalimin e kohës, përderisa gratë duket se kanë nivele më të qëndrueshme”, tha Samira Fafi-Kremer, një nga autoret e studimit dhe udhëheqëse e sektorit të virologjisë në spitalet e Universitetit të Strasburgut.

Dr. Sabra Klein nga Qendra për shëndet të grave, gjini dhe hulumtime gjinore, tha se zhvilluesit e vaksinave duhet t’i analizojnë të dhënat dhe t’i krahasojnë reagimet te burrat dhe gratë, sepse ka mundësi që rënia e antitrupave te burrat të shfaqet edhe pas vaksinimit.