Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë ndodh në organizëm kur mungon kalçiumi, ja ushqimet ku gjendet

Postuar: 10/08/2018 - 11:19

Rënia e nivelit të kalçiumit në organizëm është një problem shëndetësor që shoqërohet me komplikacione të rënda për jetën. Nëse ky problem nuk trajtohet mund të shkaktojë rrezik serioz për jetën.

Simptomat E Pamjaftueshmërisë Së Kalçiumit
Dhimbje muskulare
Sipas të dhënave kur nivelet e kalçiumit janë të ulëta, gjymtyrët dhe muskujt dhembin edhe gjatë lëvizjes. Përveç dhimbjeve, njeriu përjeton mpirje të duarve, krahëve, këmbëve dhe në zonën rreth gojës.
 
Drobitje ekstreme
 
Nivelet e ulëta të kalçiumit mund të shkaktojnë pagjumësi ose përgjumje të vazhdueshme. Njerëzit përjetojnë edhe drobitje ekstreme dhe mungesë energjie.
 
Problemet në lëkurë dhe thonj
 
-Në mungesë të kalçiumit, lëkura thahet dhe shkakton kruarje.
-Ekzema dhe psoriaza janë dy problemet më të përhapura.
-Thonjtë nga ana tjetër thahen, thyhen dhe çahen shumë lehtë.
 
Osteoporoza
 
Pamjaftueshmëria e kalçiumit pakëson dendësinë kockore që më pas nxit shfaqjen e osteoporozës, e cila shoqërohet me fraktura dhe vështirësi në lëvizje.
 
Probleme me dhëmbët
 
Kur trupit i mungon kalçiumi, ai mundohet ta marrë atë tek burime të tjera, siç janë dhëmbët. Mungesa e kalçiumit i dobëson dhëmbët dhe rrënjët e tyre por irriton edhe mishrat.
 
Depresioni
 
Pamjaftueshmëria e kalçiumit ka lidhje të fortë me çrregullimet e humorit përfshirë depresionin. Suplementët e kalçiumit ndihmojnë në menaxhimin e këtyre simptomave.
 
Trajtimi dhe parandalimi
 
Mënyra më e lehtë dhe më e sigurt për të parandaluar mungesën e kalçiumit është të konsumoni ushqime më të pasura me këtë mineral. Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandojnë këto ushqime:
 
•    Produktet e bulmetit si qumështi, djathi dhe kosi
•    Fasulet
•    Fiqtë
•    Brokoli
•    Qumështi i sojës
•    Spinaqi
•    Arrorët dhe farat
 
Sasia ditore e rekomanduar e kalçiumit është 1000 mg  për njerëzit e moshës nga 19 deri në 50 vjeç. Fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit kanë nevojë për më shumë..

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 23:36

Të gjithë i duan bananet. Madje, njerëz të ndryshëm presin derisa lëkura e tyre të bëhet pak e zezë, para se t’i hanë. A e dini pse?

Postuar: 18/08/2018 - 22:33

Nishanet janë njolla të vogla me ngjyrë që shfaqen në lëkurën tonë, të cilat përbëhen nga qelizat

Postuar: 18/08/2018 - 22:31

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Postuar: 18/08/2018 - 22:27

Ju ndodh shpesh t’ju dalë gjumi në mes të natës dhe prapritur të kuptoni se jeni bërë qull

Postuar: 18/08/2018 - 21:36

Kinezët kanë përdorur recetën që do të gjeni më poshtë tash e shumë vjet, madje konsiderohet si n

Postuar: 18/08/2018 - 19:26

Speci djegës përdoret në mjekësinë moderne, në rend të parë, për zbutjen e dhembjeve të pacientëv

Postuar: 18/08/2018 - 15:48

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtu