Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë regjimi dietik duhet ndjekur për të shmangur gurët në veshka?

Postuar: 11/09/2018 - 21:33

Dehidratimi në vetvete nuk shkakton gurë në veshka, por kushtet e krijuara nga ky proces janë të njohura që përkeqësojnë rastet e gurëve në veshka, kur faktorë të tjerë të nxitjes së formimit të tyre janë të pranishëm.

Ndryshime duhen bërë në: sasinë e kripës, kalciumit, oxalateve, proteinave, kaliumit dhe lëngjeve në dietën. Nëse ju keni pasur një gur nga kripërat e kalciumit, mjeku juaj mund t’ju kërkojë të pakësoni kripën dhe natriumin në dietën tuaj.

Ju nuk duhet të shmangni marrjen e kalciumit në dietën tuaj. Është e rëndësishme që ju të mësoni nga mjeku juaj për sasinë e duhur të kalciumit që ju duhet të merrni, sepse pas një diete të ulët në kalcium për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktohet humbja e masës kockore ose osteoporoza.

Nëse ju keni pasur një gur në veshka që përmban oxalate, sugjerohet që të kufizoni marrjen e ushqimeve me përmbajtje të lartë të oxalateve: kikirikë, çaj, kafe, panxhar, fasule, manaferra, luleshtrydhe, çokollatë, rrush, birrë etj.
Për të pakësuar rrezikun e formimit të një guri të ri, është e rëndësishme që ju të pini të paktën 3 litra lëngje gjatë ditës, kryesisht ujë.

Gjatë stinës së verës, ju mund të keni nevojë të pini më shumë lëngje për shkak të humbjes së lëngjeve nga djersitja.
Kjo do të ndihmojë për të mbajtur urinën tuaj më pak të koncentruar, çka ul rrezikun e formimit të gurit. Duhet të zvogëloni sasinë e proteinave shtazore në dietë: mish viçi, lope, pule, derri, peshk, vezë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/09/2018 - 13:18

Dhimbjet e shpinës, këmbëve etj., janë të tmerrshme dhe zakonisht janë pasojë e stresit, qëndrimit të gabuar dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës.

Postuar: 26/09/2018 - 12:08

Është e mundur të mbani shkëlqimin e syve dhe t’i bëni të duken të shëndetshëm nëpërmjet us

Postuar: 26/09/2018 - 10:35

Duke qenë se mishi i pulës është një burim i madh proteinash, të gjithë e konsumojmë atë.

Postuar: 26/09/2018 - 09:48

Ja receta për dhimbjen e shpinës e të nervit shiatik

Përbërësit: 

Postuar: 26/09/2018 - 09:41

Pse të gjitha gratë japoneze kanë një trup perfekt, të tonifikuar dhe lëkurë të pastër.

Postuar: 26/09/2018 - 09:21

 Një dhimbje koke nuk është aspak e këndshme, sidomos kur ajo ju godet në punë apo në rrugë.

Postuar: 26/09/2018 - 09:18

Gjithmonë kini parasysh këto gjëra:

Ngjyra e së verdhës së vezës