BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Shëndeti

Covid-19 godet rëndë traktin respirator/ Ja çfarë i ndodh mushkërive nga koronavirusi, si duken ato të një 28 vjecari të prekur nga infeksioni!!! (Video e frikshme)

Covid-19 godet rëndë traktin respirator/ Ja çfarë i ndodh

Organi që Covid 19 godet më shumë janë mushkëritë. Infeksioni prek traktin respirator, dhe në rastet e përkeqësimit, shkakton pneumoni.

Virusi përhapet përmes spërklave në ajër, nga ku kalon në pjesën e pasme të hundës e në mukozën e fytit, ku dhe përqëndrohet. Aty nis shumimin, e zbret më tej përmes bronkeve dhe vazhdon drejt mushkërive. Infeksioni I bën ato të enjten e mbushen me lëng, qelb dhe qeliza të vdekura.

Ndërsa fillimisht u mendua se sëmundja ishte më e rrezishme për të moshuarit, dhe personat me probleme të tjera shëndetësore, gjithmonë e më shumë eksperienca në vende të prekura si Italia e Spanja, po tregon se pasoja serioze prej saj kanë edhe të rinjtë. Një mjek në Spanjë, i quajtur Donnie postoi në Twitter pamjet e një grafie me rreze X nga kraharori I një 28 vjecari të sëmurë.

“ Për të gjithë ata që mendojnë se janë të pavdekshëm dhe vazhdojnë të dalin në park, në vend që të qëndrojnë në shtëpi…pjesa e zezë është mushkëria, e bardha është pneumonia”, shkroi ai, duke treguar kështu se sesi janë mbushur me lëngun e infeksionit që bllokon frymëmarrjen mushkëritë e të riut nga dita e 12-të në të 15-tën.