BREAKING NEWS

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush
x

Shëndeti

Covid-19 mund të shkaktojë rënien drastike të flokëve? Do të ngeleni pa fjalë se çfarë zbuloi studimi më i fundit në Kinë. Zbardhen të dhënat e pathëna më parë

Covid-19 mund të shkaktojë rënien drastike të flokëve?

Shtimi i varianteve të reja të koronavirusit ka bërë të mundur që numri i të infektuarve të rritet ndjeshëm, ku çdo ditë e më shumë, po shtohen simptomat e pandemisë së koronavirusit.

Një ndër simptomat kryesore kanë qenë lodhja, humbja e nuhatjes dhe dhimbja e kraharorit.Por është ngritur një pikëpyetje nëse edhe rënia e flokëve është një nga simptomat e koronavirusit.

Sipas një studimi të ri shkencor, pothuajse një e katërta e të prekurve nga Covid-19 mund të përballen me humbjen e flokëve për disa muaj me radhë, edhe pas shërimit prej tij.

Studimi, i botuar në The Lancet zbulon se 359 nga 1,655 pacientë të shtruar në Ëuhan, Kinë, 22 përqind e tyre, kishin përjetuar rënie të flokëve gjashtë muaj pasi ishin shëruar. 

Sipas dermatologëve, humbja e flokëve është një përgjigje normale fiziologjike ndaj një ngjarjeje stresuese si një sëmundje infektive dhe është vetëm e përkohshme, por Covid mund të lidhet me gjendje si alopecia, e cila mund të çojë në humbje të pakthyeshme të flokëve.

Tashmë mjekët rendisin 14 simptoma duke përfshirë lodhjen, pagjumësinë, marramendjen, dhimbjen e kyçeve, depresionin, ankthin, rënia e flokëve mungon në listë.

“Qëllimi i këtij studimi ishte të përshkruante pasojat shëndetësore afatgjata te pacientët me Covid-19, të cilët kanë shumë javë që nuk janë më të shtruar në spital”,- thonë autorët nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore.

Ky është studimi me kohëzgjatjen më të gjatë sa i takon mbajtjes nën vëzhgim të pacientëve të shëruar.