BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Del studimi i ri për efektin e një medikamenti mbi koronavirusin, antiparazitari e vret për 48 orë në laborator

Del studimi i ri për efektin e një medikamenti mbi koronavirusin,

Një studim australian, i botuar në “Antiviral Research”, tregon se ivermectin, një ilaç antiparazitik tashmë i disponueshëm, është efektiv në laborator kundër koronavirusit Sars-CoV-2. Sipas shkencëtarëve nga Instituti për Zbulimin e Biomjekësisë së Universitetit Monash (Bdi) dhe Instituti i Peter Doherty i Infeksionit dhe Imunitetit, një dozë e vetme e ilaçit do të jetë në gjendje të bllokojë rritjen e patogjenit në kulturë, duke eliminuar të gjithë materialin gjenetik viral në një hark kohor prej 48 orësh.

Fazat pasuese të hulumtimit, shpjegojnë autorët, do të duhet të përcaktojnë dozën e saktë që mund të përdoret në mënyrë të sigurt te njerëzit. Prandaj do të na duhen teste të mëtejshme paraklinike dhe studime klinike për të cilat do të nevojiten fonde.

Ivermectin është një ilaç antiparazitik i aprovuar nga FDA-ja amerikane, që është treguar të jetë efektiv in vitro kundër një game të gjerë virozash përfshirë HIV, gripi dhe Zika. "Ne zbuluam se edhe një dozë e vetme mund të kishte potencialin për të hequr të gjithë ARN-në virale në 48 orë dhe se edhe në 24 orë pati një ulje vërtet të rëndësishme", tha Kylie Ëagstaff, drejtuese e studimit.

"Ivermectin është përdorur gjerësisht dhe konsiderohet një ilaç i sigurt. Tani duhet të kuptojmë nëse doza që mund të përdoret te njerëzit do të jetë efektive. Ky është hapi tjetër. Por, në kohën e një pandemie, të pasurit një kompleks tashmë të disponueshëm në të gjithë botën mund të ndihmonte njerëzit së pari, duke pasur parasysh që një vaksinë do të zgjasë realisht ca kohë”.