
“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek do të shiten nafta dhe benzina

"Banda kriminale e drejtuar nga kryeministri...", Erisa Xhixho del me deklaratën e fortë: U janë vjedhur miliona euro shqiptarëve

Autobusi me nxënës përplaset me një makinë, policia zbardh shkakun dhe detajet e fundit nga ngjarja (Video)

Kush është bosi në Bllok që pastruesja i mori lekët me çantë?

Dita Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS, QSHPZH nis fushtën e ndërgjegjësimit, premton mbështetje për personat që jetojnë me këtë sëmundjen kronike dhe testim e këshillim falas për HIV

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Dhjetor 2022

HIV vazhdon të mbetet një problem i madh i Shëndetit Publik në nivel global, duke
marrë më shumë se 35 milionë jetë njerëzish deri tani. Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie. Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV/AIDS-it në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë. Sa i takon kësaj sëmundje kronike, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, me mbështetjen e UNFPA-se dhe IPPF-së, ka nisur fushtën e ndërgjegjësimit në Shqipëri, ndërsa ka premtuar mbështetje për personat që jetojnë me këtë sëmundjen kronike. “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, me mbështetjen e UNFPA-se dhe IPPF-së, bashkohet për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të treguar mbështetjen për personat që jetojnë me HIV. Sesione informuese për të gjithë individët në lidhje me shëndetin seksual riprodhues me anë të një sërë aktivitetesh në shkollën 9-vjeçare 28 Nëntori dhe universitetet në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. Gjithashtu me ndihmën e vullnetarëve të Qendrës ‘Po’, u shpërndanë fletëpalosje dhe broshura me informacione të bollshme për format e parandalimit dhe mbrojtjes nga HIV/AIDS. Njohja e statusit të HIV është e vetmja mënyrë për të luftuar HIV/AIDS sot dhe rruga e vetme është përmes testimit për HIV. Të testohemi dhe të promovojmë testimin e hershëm. EQUALIZE! – Së bashku për t’i dhënë fund pabarazive që pengojnë fundin e HIV/AIDS! #HIVADIS #1Dhjetor #DitaBotëroreKundërHIV”, thuhet në njoftimin e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin. Po ashtu, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin premton edhe testim dhe këshillim falas për HIV. “QSHPZH ofron shërbimet e testimit dhe këshillimit për HIV falas duke ruajtur anonimatin dhe konfidencialitetin. Ju mirëpresim në qendrën tonë për informacion, testim dhe mbështetje”, njofton Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.
Më të lexuarat


Aktiviteti fizik zvogëlon vdekshmërinë kardiovaskulare te të moshuarit, ekspertët dalin me këshillat e rëndësishme

Mos u brengosni/ Çfarë duhet të bëni kur e digjni gjuhën

Pse na duket sikur biem nga lartësia kur flemë gjumë!

Para apo pas mëngjesit? Dentistët tregojnë kur duhet t’i lani dhëmbët, dalin me këshillat e rëndësishme

Presioni juaj i gjakut mund të ngrihet edhe gjatë natës, ekspertët dalin me këshillat e rëndësishme

Keni mungesë hekuri? Zbuloni cila është mënyra më e thjeshtë për ta kontrolluar

Ekspertët dalin me njoftimin e rëndësishëm, ja sa kilogramë mund të biem për një kohë të caktuar

Kujdes se mund të jetë fatale! Mos e teproni me arrat, ja çfarë shkaktojnë ato

Sa vakte në ditë duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti dhe shkaqet që rrisin sheqerin në gjak? Flasin ekspertët

Keni problem me kujtesën? Psikologët dalin me mënyrat interesante për ta përmirësuar
