
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Do iu thoni lamtumirë problemeve dhe vështirësive në tretje? Specialisti Ylli Merja rekomandon ushqimet dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Shkurt 2023

Po cilët janë shkaktarët e mosfunksionimit mirë të tretjes? Si mund të përshpejtojmë metabolizimin dhe cilat janë çajrat dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes.
Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë i fortë, i fryrë, të kemi gurgullimë gazrash, të kemi vështirësi në tretje. Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mund të jenë të ndryshme si mos aktiviteti fizik, shkaqet stresuese, psikologjike apo dietat ushqimore. Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet së pari dieta ushqimore. Sipas specialistit të Bimëve Mjekësore Ylli Merja, ushqimet, erëzat apo bimët që duhet të konsumojmë duhet të kenë këto kritere: të përmbajnë fibra, celulozë ose pektinë, të përmbajnë acide organike, enzima e fermente.
Në regjimin tonë ushqimor nuk duhet të mungojnë ushqimet të cilat stimulojnë tretjen si:
· Perimet si brokoli, preshi, panxhari i kuq, spinaqi, bishtajoret, trahanaja
· Lakra të egra si çikore, rradhiqe, qumështor, hithra, lëpjeta, burdullaku
· Erëza kuzhine si koper, mendër, finok, borzilok, majdanoz, jamballi, xhinxhër
· Fruta si kumbulla, kivi, molla, molla e egër, dardha, fiku, bajamet, boronica
· Fara liri, chia, tërshëra, bollguri
Ndërsa sa i takon bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në mrekullitë që bën bima e drunakuqit, gjethja e senës, barbaroza, mëllaga, molla e egër dhe bari i majasëllit.
Dy çajrat e rekomanduara nga Ylli Merja shumë efikas në rigjenerimin e sistemit tretës janë:
· ÇAJI I MËNGJESIT
Në një gotë ujë të vakët hedhim 1lugë supe fara liri, 1 lugë supe fara chia dhe 1 lugë çaji mjaltë. Lëreni 10 minuta duke e trazuar çdo 2-3 minuta. Çaji pihet esëll 20-30 minuta para konsumimit të mëngjesit.
· ÇAJI I MBRËMJES
Në një gotë ujë të nxehtë hedhim 1 lugë supe drunakuq dhe 1 dorë gjethe frashëri ose 1 lugë supe molle të egër. Lëreni 10 minuta sa të oksidohen antrakinonet dhe më pas ziejeni për 2-3 minuta. Lerëni të ftohet 10-15 minuta dhe pijeni çajin 20-30 minuta para gjumit.
Më të lexuarat


“Soda e bukës ilaç për shumë sëmundje…”/ Ylli Merja zbulon recetat çudibërëse: Kombinimi me këto produkte bimore...

I thoni lamtumirë njëherë e përgjithmonë! Këto pije luftojnë migrenën

Ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes, ekspertja e Harvardit tregon vitaminën më të mirë për trurin

Barra e sëmundjeve pas pandemisë, importi i produkteve farmaceutike rritje vjetore me 35% në janar-shkurt

Mit apo e vërtetë, a tërheqin fatin e keq macet e zeza?

Keni dëgjuar për vlerat ushqyese të farave chia?! Me siguri pasi t'i lexoni do filloni t'i konsumoni patjetër

Mos i ndani nga tryeza! E konfirmuar nga shkenca, 2 ushqimet kyçe që parandalojnë mpiksjen e gjakut

Disa nga ushqimet që i konsumojmë çdo ditë janë të dëmshme për metabolizmin tonë

Vitaminat dhe mineralet që nuk duhet t’i merrni së bashku

Receta e okulistit rus ka habitur gjithë mjekët, ja përzierja natyrale që përmirëson dukshëm shikimin
