BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Shëndeti

Domatet zemërkau, më të freskëtat e stinës

Domatet zemërkau, më të freskëtat e stinës

Domatet zemërkau janë padyshim nga produktet më të veçanta ndër fruta-perimet e kultivuara në Shqipëri. Nga bahçet e kopshtet e shtëpive private e deri tek tek fermat e vogla, domatet zemërkau si qëmoti edhe sot të mrekullojnë me shijen e tyre të freskët.

Një prodhim tërësisht me farë autentike shqiptare, domatet zemërkau janë padyshim nga produktet më të veçanta ndër fruta-perimet e kultivuara në Shqipëri.

Me shije dhe aromë unike, me tul të plotë e natyrale domatet zemërkau të prodhuara kryesisht në kopshtet private apo edhe në parcela të vogla në sera e ferma mbeten më të preferuarat e shqiptarëve.

Specialistët thonë se shija dhe vlerat e domates së vendit, përfshirë dhe atë të varietetit zemërkau janë të një niveli shumë të lartë, falë edhe kushteve klimaterike relativisht të ngrohta në Shqipëri.

Domatet zemërkau kanë një shije të lehtë. Ato shijojnë shumë, sidomos nëse konsumohen sapo këputen nga pema e tyre, kjo pasi ato janë delikate dhe zbuten brenda dy apo tre ditëve.

Kjo është edhe arsyeja përse këto lloj domatesh krahasuar me domatet e tjera tradicionale prodhohen në sasi të limituara dhe nuk gjenden masivisht në tregje.

Aktualisht, domatet zemërkau gjenden në  tregjet e fshatarëve  por edhe në tregjet e fruta perimeve pavarësisht se sasia e tyre është e limituar.

Për shkak të shijes së tyre unike, çmimi i tyre është më i lartë se varietet e tjera të domateve.

Aktualisht kur sapo kanë nisur të shiten në tregje, 1 kg domate zemërkau kushton 250 lekë të reja, megjithatë çmimi i tyre pritet të ulet më shumë në javët në vijim.

Domatet shqiptare më të kërkuarat në tregjet evropiane dhe jo vetëm

Domatet shqiptare janë shumë të kërkuara në eksport. Ato shkojnë kudo, deri ne Rusi. Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet dhe frutat janë mbretëreshat e tokave tona. Shqipëria eksporton në vit mbi 52 mijë ton perime, nga të cilat 34 mijë ton domate.

Interes në rritje për perimet e freskëta Made in Albania po tregojnë tregjet lindore, si Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia dhe Hungaria.

Por sipas të dhënave edhe Gjermania, Italia, Hollanda e Franca janë tepër të interesuara për të blerë prodhimet tona të freskëta. Kryesisht domaten, por edhe perime të tjera, duke i ofruar sektorit të bujqësisë një domethënie më të madhe për rolin që ka në ekonominë tonë.

Tregu i Bashkimit Evropian paguan shumë më mirë sesa tregjet rajonale për njësi prodhimi.

Vlerat e domates

Domatet përfshirë edhe ato zemërkau janë të njohura për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve.

Vetë pigmenti karotenoid është sipas shkencëtarëve tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Domatet janë një burim i jashtëzakonshëm i Vitaminës C dhe Vitaminës K.

Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, Vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.

Domatet të bëjnë mirë për zemrën, ulin kolesterolin dhe trigliceridet.

Studime të shumta kanë treguar që domatja është e shkëlqyer në mbrojtjen e zemrës. Jo vetëm prej vlerave antioksidante por edhe për faktin që rregullon yndyrnat në qarkullimin e gjakut.