Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Doni të harxhoni sa më shumë kalori? Ja si të veproni

Postuar: 14/09/2018 - 22:41

Dietologët japin pesë këshilla të thjeshta si ta nxisim metabolizmin tonë që të harxhojë sa më shumë kalori.

1) E fillojmë gjithmonë ditën me një mëngjes të mirë, duke kombinuar proteinat- karbohidratet- edhe vitaminën C, p. sh. 1 filxhan kos me tërshëre- 1/2 frutë ose fruta të thata dhe pak kanellë, ose bukë thekre me djathë dhie , vaj ulliri , rigon dhe pak kastravec ose speca të kuqe.

2) Çdo 3 orë duhet të konsumojmë një mesvakt p.sh. 1 frut ose 1 filxhan çaj me fruta të thata , dhallë, kos , mini tost etj, në varësi të parametrave trupore dhe aktivitetit përgjatë ditës.

3) Në vaktin e darkës duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë sasi të vogël karbohidratesh, por me nivel glicemik të ulët, si p.sh. buke thekre, pasta integrale, bishtajore me sallata të ndryshme, supa etj.

4) Çdo ditë mundohuni të konsumoni një sallatë të madhe të pasur me shumë fibra dhe vlera (vitamina + kripëra minerale) sidomos nëse shtoni shumë përbërës do te keni një shije edhe më të mirë!

5) Metabolizmi ndikohet edhe nga regjimi ditor, jo vetëm nga ushqimi. Mundohuni që të mbani një regjim të mirë edhe me gjumin. Për të rriturit këshillohet minimalisht të flenë 7 orë gjumë!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 23:49

Forcon lidhjen në çift– Masazhi është një mënyrë për tu afruar me partnerin/en, sidomos kur është mashkulli ai që e bën.

Postuar: 22/09/2018 - 22:39

 A e keni kuptuar se të qash, të bën mirë për mendjen?

Postuar: 22/09/2018 - 21:55

Mund të duket si një gjë e zakontë dhe aspak e nevojshme për të shkuar një spital.

Postuar: 22/09/2018 - 20:16

Kanceri i stomakut është i trajtueshëm nëse kapet herët.

Postuar: 22/09/2018 - 19:10

Mishi i kuq është ndërlidhur me kancerin për dekada të tëra, me hulumtimet që sugjerojnë se ngrën

Postuar: 21/09/2018 - 23:34

Çdokush që ka vuajtur nga irritimi i mishit të thonjve apo hyrja në mish, e dinë shumë mirë se kj

Postuar: 21/09/2018 - 22:45

Lëkura është organi më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, si moti, klima, vendi etj.