Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Doni të shpëtoni nga reumatizma? Kjo është zgjidhja

Postuar: 13/11/2018 - 23:48

Në Shqipëri, rastet e pacientëve që vuajnë nga reumatizma janë në rritje duke prekur edhe moshat nën 30-vjeç. Shkak është stili i keq jetesës dhe kequshqyerja.

Reumatizma është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e kyçeve të trupit, të cilat në çdo lëvizje të trupit shkaktojnë dhimbje.
Mjekët deklarojnë se një regjim i dobët ushqimor dhe mungesa e aktivitetit fizik janë dy faktorët kryesorë që sjellin problemet me kyçet.

Shumë studime të mirënjohura mjekësore, të cilave i referohet Agroweb.org kanë dalë në përfundimin se përdorimi i trëndafilit të egër në formën e pluhurit apo pudrës redukton në 90 % rastet e dhimbjeve nga reumatizma.

Trëndafili i Egër konsiderohet si një nga bimët medicinale më të mira përsa i përket lehtësimit të dhimbjeve të Reumatizmës duke ndikuar në shëndetin e kockave dhe forcimin e tyre.

Pluhuri i Trëndafilit të Egër – Përgatitja dhe Doza Ditore
Pluhurin e trëndafilit të egër mund ta gjeni në farmaci si suplement, në dyqanet organike por mund ta përgatisni edhe vet.

Mjafton që të keni një sasi të konsiderueshme trëndafilash të egër, të cilët duhet të jenë të thatë.

Shtypini ato fort në një havan guri (enë e posaçme guri për të bluar erëza)dhe më pas kalojini në një sitë kuzhine për të përftuar pluhurin.

Doza ditore e rekomanduar për përdorimin e pluhurit të trëndafilit të egër është 5 gramë në ditë.

Rekomandohet që të përdoret për 1 deri në 3 muaj dhe mund ta konsumoni të shkrirë në një gotë me pak ujë ose direkt duke e gëlltitur.

Megjithatë përdorimi i trëndafilit të egër pluhur për reumatizmën si dhe doza e tij nuk duhet marrë pa u konsultuar më parë me mjekun.

Çfarë Tregojnë Studimet?
Nga një eksperiment i zhvilluar në Britaninë e Madhe nga Institutiti Për Kërkimet Shkencore ndaj Sëmundjeve Reumatizmale, ka rezultuar se pacientët me osteoporozë, tre javë pas përodrimit të suplementeve me trëndafil të egër patën një përmirësim të dukshëm në reduktimin e inflamacionit të kyçeve dhe dhimbjeve të tyre.

Bazuar në këto rezultate, ekspertët rekomanduan përdorimin e suplementeve të trëndafilit të egër pluhur për pacientët që vuajnë nga artriti për një periudhë 1 deri 3 mujore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2019 - 09:44

Një studim gjerman ka treguar se si tensioni i lartë mund të ulet me muzikën klasike të Wolfgang Amaedus Mozart dhe atë të Johann Strauss, dy artistë dhe kompozitorë të mëdhenj të cilët kanë lënë pas vepra të paharr

Postuar: 22/05/2019 - 09:06

Prej vitesh është debatuar mbi faktin nëse vezët janë të mirë apo të këqija për ty?

Postuar: 21/05/2019 - 23:42

 Të gjithë ju që jeni në një lidhje, duhet të dini të dalloni se kur diçka po shkon keq, dhe

Postuar: 21/05/2019 - 21:34

Mënyra e keqe e jetesës dhe konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme shpijnë në akumulimin e panevo

Postuar: 21/05/2019 - 19:14

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën dhe sidomos dhe ne vendin tonë.Di

Postuar: 21/05/2019 - 18:21

Ushqyerja me gji mund të jetë diçka instiktive dhe mund të duhen vetëm pak gjëra që duhet të mban

Postuar: 21/05/2019 - 15:37

Specat e djegës tani janë në qendër të vëmendjes tek doktorët, për shkak të përfitimeve shëndetës