
Pas Berishës, Genc Ruli shënjestron Metën dhe e cilëson LSI parti klienteliste, Basha në luftë të hapur me paraardhësin dhe Presidentin

Duhet t’i dimë të gjithë/ Kura natyrale kundër helmimit nga ushqimi

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021

Helmimi nga ushqimi shkaktohet kryesisht nga mënyra jo higjenike e përpunimit dhe përgatitjes së një ushqimi të caktuar.
Mungesa e higjienës shkakton shumimin e disa llojeve të rrezikshme të baktereve.
Simptomat e helmimit nga ushqimi janë të ngjashme me atë të gripit siç mund të jenë dhimbjet e barkut dhe temperaturë.
Bakteret që shkaktojnë helmim gjenden kryesisht tek produktet e mishit, detit dhe të bulmetit.
Megjithatë, nuk përjashtohen rastet kur helmimi ndodh edhe pas konsumit të barishteve, frutave dhe disa ushqimeve të paketuara.
Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Helmoheni Nga Ushqimi
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur njeriu preket nga bakteret në fjalë, trupi humbet më shumë ujë se zakonisht.
Diarea, të vjellat dhe shtrëngimet e stomakut janë simptomat më të zakonshme të helmimit.
Këto simptoma shfaqen 30 minuta deri në 6 orë pas tretjes së ushqimit.
Ato mund të zgjasin deri në një ditë.
Kurat Natyrale Kundër Helmimit
Një nga trajtimet popullore që këshillohej brez pas brezi është që nëse helmimi shfaqet me të vjella atëherë është e domosdoshme shpëlarja e stomakut me ujë të vakët.
Kjo mund të jetë shumë e mundimshme sepse të vjellat janë të vazhdueshme.
Por ekspertët rekomandojnë edhe kura të tjera natyrale kundër helmimit.
Xhenxhefili
Xhenxhefili përmirëson thithjen e ushqyesve dhe përshpejton tretjen.
Ai përbën një kurë të shpejtë kundër të vjellave dhe të përzierave.
Zieni një lugë çaji me 1-2 cm xhenxhefil të grirë në një filxhan me ujë dhe pijeni.
Do të ndiheni më mirë menjëherë.
Uthulla e Mollës
Uthulla e mollës ndihmon në zbehjen e shumë prej simptomave të helmimit nga ushqimi.
Ajo qetëson shtresat e brendshme të stomakut dhe shkatërron bakteret.
Përzieni dy lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë 250 ml dhe pijeni përpara ushqimit.
Limoni
Acidet e limonit eliminojnë bakteret që shkaktojnë helmim.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e një lugë çaji me lëng limoni me pak sheqer tre herë në ditë.
Ju mund të pini edhe ujë të vakët me lëng limoni herë pas here gjatë ditës.
Gjethet e Borzilokut
Lëngu i gjetheve të borzilokut ka aftësi të jashtëzakonshme kundër baktereve.
Zjeni një lugë gjelle me gjethe borziloku të thata ose të freskëta në një gotë ujë.
Lëngun mund ta përzieni me një lugë gjelle me mjaltë dhe ta pini disa herë në ditë.
Gjethet e freskëta mund t’i përzieni me pak piper të zi dhe tre lugë gjelle me kos.
Këtë kurë mund ta konsumoni 3-4 herë në ditë deri sa simptomat të zhduken.
Hudhra
Hudhra është efikase kundër dhimbjeve të barkut dhe diaresë.
Konsumoni një thelb hudhër në ditë që të eliminoni simptomat.
Mjalti
Ekspertët rekomandojnë një lugë çaji me mjaltë tre herë në ditë.
Kjo sasi besohet të shërojë stomakun sepse mban nën kontroll prodhimin e acidit të tepërt në stomak.
Kosi
Kosi ka veti të jashtëzakonshme në eliminimin e baktereve që shkaktojnë helmim.
Efekti qetësues do të jetë i menjëhershëm./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Iu pëlqen ta konsumoni kafen? Blerina Bombaj jep lajmin e mirë për të gjithë ju, publikon të dhënat e studimit më të fundit

Largon menjëherë gurët në veshka, mësoni si të përgatisni kurën natyrale tepër efektive

Flini gjumë në drekë? Studimi më i fundit bën publike të dhënat e rëndësishme që duhet t’i dimë të gjithë, ja çfarë i ndodh organizmit tonë

Merr fund debati! Stomatologët tregojnë nëse duhet t’i lani dhëmbët para apo pasi të keni ngrënë mëngjes

"Shumë pak kanë përjetuar humbje të shijes dhe nuhatjes", studimi i fundit tregon simptomat më të zakonshme të variantit britanik të koronavirusit

Është një metodë efikase! Përdorni këtë trajtim në kushte shtëpie dhe lëkura do t’iu shkëlqejë

Kura unike për shëndet të mirë, mësoni si ta përgatisni vet në shtëpi

Jeni të varur nga kafeja? Mësoni arsyen pse iu dhemb koka kur nuk e pini në mëngjes

Ilaçi me efekte të jashtëzakonshme: Për 10 ditë i shëron thembrat e çara dhe venat varikoze. Njihuni me përgatitjen dhe përdorimin

Hiqni dorë nga antibiotiku? Ky është ilaçi mrekullibërës për kollën akute
