Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dy gjërat që i dini gabim deri tani, ja çfarë ndodh me dhjamin kur humbisni kilogramë

Postuar: 06/11/2019 - 07:22

Shumë njerëz nuk ndihen mirë me trupin e tyre dhe si pasojë mbajnë dieta dhe ushtrojnë aktivitete fizike për të rënë në peshë dhe për të djegur dhjamin e tepërt.

Gëzimi që dikush ndjen kur shikon se ka humbur disa kilogramë është i pa masë dhe shpesh i veshur me nuanca krenarie. Shumë pak nga ju e dinë se çfarë ndodh me yndyrat e akumuluara dhe të humbura me shumë mund. Deri më tani, shumë njerëz kanë besuar së dhjami i akumuluar ose yndyrat transformohen në energji. Kjo teori është e gabuar. Disa njerëz janë të mendimit që yndyrat e djegura kthehen në masë muskulore, gjë që është e pamundur.

Si funksionon metabolizmi i yndyrës

Dhjami konvertohet në dyoksid karboni dhe ujë. Njeriu e nxjerr dyoksidin e karbonit nëpërmjet frymëmarrjes. Nga ana tjetër uji qarkullon në organizëm deri sa del nëpërmjet lëngjeve të trupit apo djersës. Për shembull nëse humbisni 4 kilogramë, 3 kilogramë yndyra humbasin nëpërmjet mushkërive dhe vetëm 1 kilogram çlirohet nëpërmjet lëngjeve të trupit. Pra e gjithë pesha e tepër del nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Çdo karbohidrat që njeriu tret dhe çdo yndyrë konvertohet në dyoksid karboni dhe ujë. E njëjta teori vlen edhe për alkoolin dhe proteinat. Fibra është i vetmi element tek ushqimi që del e patretur nëpërmjet zorrës së trashë. Çdo gjë tjetër që njeriu gëlltit, përthithet në qarkullimin e gjakut në organe dhe më pas avullon.

Hani më pak, nxirrni më shumë

Lind pyetja nëse yndyrat kthehen në dyoksid karboni, a mund të humbisni peshë thjeshtë duke marrë frymë? Në fakt nuk funksionon kështu, e vetmja mënyrë për të rritur sasinë e dyoksidit të karbonit të dalë jashtë është duke lëvizur muskujt. Për shembull, qëndrimi në këmbë dyfishon ritmin metabolik. Nëse ecni ose gatuani gjithashtu mund të rrisni ritmin e metabolizmit dhe të humbisni në peshë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 19:01

Kulumbria është një frut i të njëjtës familjes botanike ku bën pjesë edhe kumbulla. Lulet dhe frutat e bimës së egër të kulumbrisë përdoren në mjekësinë popullore.

Postuar: 13/11/2019 - 09:41

Nëse i hidhni një sy duarve, atëherë do kuptoni se sa shumë thonë për shëndetin tuaj.

Postuar: 12/11/2019 - 23:51

Një në katër të moshuar në Evropë do të kenë degjenerim makular.

Postuar: 12/11/2019 - 14:32

Jemi në mesin e vjeshtës, dhe si çdo vit tjetër, në çdo farmaci lexojmë njoftimin e fillimit të s

Postuar: 11/11/2019 - 15:54

Te flokët ekziston një ”spiun” molekular që lejon të zbulohet skizofrenia edhe para s

Postuar: 11/11/2019 - 15:48

Për gratë, të cilat vuajnë nga forma trefishe e kancerit të gjirit, e cila është forma më e rëndë

Postuar: 11/11/2019 - 15:12

Në mesin e shumë pijeve, të cilat janë dietike si dhe ndihmojnë në heqjen e yndyrës në pjesën e b