BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Papërgjegjshmëri”/ Nis me debate dhe tensione seanca plenare e ditës së sotme, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, Balla kundërshton ashpër: Të ketë më shumë hetim!

“Papërgjegjshmëri”/ Nis me debate dhe tensione seanca

Deputeti i opozitës, Alfred Rushaj ka bërë me dije se kanë depozituar një kërkesë për të ndryshuar rendin e ditës në seancën plenare të ditës së sotme për të folur në lidhje me situatën emergjente në qytetin e Krujës, ku qindra qytetarë kanë shkuar në spital për shkak të helmimit nga uji i pijshëm.

Në përgjigjen e tij, Taulant Balla i bëri të qartë se për të kërkuar interpelancë duhet të dorëzohen ditën e martë për të ndryshuar rendin e ditës. Ndaj kërkon që ngjarje të tilla të kenë më pak politizim dhe më shumë hetim. Nga ana tjetër e thekson se javën e ardhshme, Ministrja e Shëndetësisë dhe Ministri i Brendshëm do të kenë një informacion të plotë mbi situatën në Krujë duke detajuar edhe rezultatet e analizave apo të hetimeve të kryera.

Rushaj: Kemi depozituar një kërkesë. Rezulton që kemi të bëjmë me papërgjegjshmëri në Krujë. Sapo paraqitëm kërkesën të firmosur nga 44 deputetë dhe kërkojmë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjente të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në Krujë. Mendoj që Kuvendi e ka detyrim të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtime masive të shëndetit të qytetarëve në këtë Bashki.

Balla: Unë dua t’i uroj shërim të plotë të gjithë banorëve që siç raportohet rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm dhe sigurisht që prokuroria dhe policia po bëjnë të gjithë hetimet. Nuk e di që Kuvendi ka atribute të bëjë hetime penale apo të karakterit mjekësor. Këto duhet ti bëjnë autoritetet shtetërore. Besoj që deri javën e ardhshme, qoftë ministrja e Shëndetësisë apo ministri i Brendshëm do të jenë në gjendje t’i bëjnë Kuvendit një informacion të plotë. Sa i përket sugjerimit tim, në Kuvend mund të kërkosh ndryshim të rendit të ditës për një projektligj. Në këtë këndvështrim, Rushaj dhe grupi juaj gëzoni të drejtën për një interpelancë. Unë do të propozoja që ngjarje të tilla të kenë sa më pak politizim dhe sa më shumë hetim e përgjegjësi. Nuk mendoj se duhet të hyjë në rendin e ditës sepse nuk ka një interpelancë.

Rushaj: Të gjitha institucionet janë të mirëpritura të bëjnë punën e tyre, por në këtë Kuvend kemi deputetë që përfaqësojnë Krujën. Ata duan të diskutojnë pse ka ndodhur dhe cilat janë masat e marra që kjo gjë të mos përsëritet më. Kjo ngjarje është shumë e rëndë.

Balla: Nuk ka asnjë projektligj asnjë interpelancë, që parlamenti sipas oreksit tuaj të kthehet në një instrument diskutimi. Keni një interpelancë me shumë rëndësi dhe ju shpreh garancinë që interpelanca do të mbahen. Ftojmë zv.kryeminstrin dhe Xhaferrajn të mbajnë interpelancën dhe në këtë këndvështrim ju kujtoj që çështjet që shton Kuvendi nuk janë debate kafenesh. Ju kërkoj ju lutem, nuk duhet politizuar ajo ngjarje dhe në seancën tjetër mund të kërkoni një interpelancë, me ministren e shëndetësisë, të brendshmen, të infrastrukturës dhe energjisë.

Rushaj: Nuk ju kërkova as të bëjmë hetime, dua të ndryshojmë rendin e ditës dhe të vazhdojmë këtë seancë me këtë ngjarje që është shumë shqetësuese.

Nikolla: Mirë është të presim përgjigjen e organeve kompetente për këtë ngjarje. Bashkohemi me njerëzit që kanë probleme në Krujë, por nuk duhet bërë politikë me këto situata. Mendoj që nuk është koha dhe momenti që ne të vijojmë me ndryshimin e rendit të ditës dhe për të cilat kemi rëndë dakord edhe në mbledhjen e kryetarëve.

Më të lexuarat