Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E pabesueshme/ Zbuloni çfarë ndodh në organizmin tuaj nëse pini uthull molle çdo ditë

Postuar: 18/03/2019 - 14:56

Shija dhe aroma e uthullës së mollës mund të përbëjnë një faktor pengues për  përfitimin e vlerave të këtij produkti.

Por pavarësisht aromës dhe shijes, uthulla e mollës përshkruhet si burimi i rinisë së përjetshme.

Studime të ndryshme, të cilave i referohet AgroWeb konfirmojnë se pirja çdo ditë e këtij lëngu sjell shumë të mira për trupin dhe organizmin.

Si Mund Të Pini Uthullën e Mollës

Uthulla e mollës ka një përmbajtje të lartë acidike ndaj mund të shkaktojë djegësira në zonën e fytit.

Për pasojë ajo nuk rekomandohet të pihet direkt nga shishja.

Ekspertët thonë se uthulla e mollës duhet tretur në filxhan me ujë.

Ata sugjerojnë tretjen e 1-2 lugëve gjelle me uthull në një filxhan me ujë.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Pini Uthull Çdo Ditë

Më Pak Probleme me Stomakun

Uthulla e pafiltruar e mollës është e pasur me fibër që e mbron stomakun.

Përveç tretjes dhe problemeve të pakësuara me stomakun, uthulla do të shërbejë edhe si laksativ duke zgjidhur çështjet si konstipacioni.

Pehashi

Uthulla e mollës ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të pehashit veçanërisht në lëkurë dhe në flokë.

Ju mund ta aplikoni atë në lëkurë dhe në flokë çdo mëngjes dhe në mbrëmje duke e tretur në ujë për të marrë efektet më të mira të mundshme.

Infeksionet

Myku dhe infeksionet janë një rrezik i vazhdueshëm për organizmin që shpesh del jashtë kontrollit.

Uthulla e mollës përbën një kurë shumë e mirë kundër mykut që prek zona të ndryshme të trupit.

Sheqeri Në Gjak

Studimet kanë treguar se konsumi i uthullës së mollës ndihmon në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve të thjeshta.

Kësisoj trupi arrin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.

Disa studime kanë zbuluar se konsumi i uthullës para gjumit ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, efekt që zgjat deri të nesërmen.

Më Pak Toksina

Uthulla e pafiltruar e mollës ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë.

Mjafton të tresni një lugë gjelle me uthull në një gotë të madhe me ujë dhe ta pini rregullisht.

Rënie Nga Pesha

Uthulla e mollës rrit ndjesinë e ngopjes sidomos nëse pihet gjatë një vakti të pasur me karbohidrate.

Ekspertët thonë se konsumi ditor i uthullës së mollës ndihmon në pakësimin e depozitave dhjamore dhe në rënien nga pesha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2019 - 10:26

Vera erdhi dhe sapo shkojmë në plazh, të gjithë pësojmë diegie, në rastet kur nuk mbrojmë veten nga temperaturat e larta dhe rrezet e dëmshme.

Postuar: 23/06/2019 - 09:56

Njërëzit kanë ngrënë bukë prej qindra e mijëra vitesh.

Postuar: 21/06/2019 - 08:53

Nëse deri më sot keni pirë vetëm ujin me limon, tashmë ka ardhur koha të njiheni me fuqine e ujit

Postuar: 18/06/2019 - 19:02

Në verë, të gjithë duam të kalojmë më shumë kohë në ajër të pastër, të ecim në park dhe të s

Postuar: 18/06/2019 - 08:42

Ekziston një paralajmërim se ushqimi i përpunuar fast food që gjendet kudo dhe që përmban shumë k

Postuar: 16/06/2019 - 13:35

Kanceri, siç e dimë, është gjithmonë një e keqe për të gjithë. Ka kaq shumë faktorë të njohu

Postuar: 15/06/2019 - 12:47

Në kohën e Homerit, selinoja ishte simbol i bukurisë dhe gëzimit.