BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Shëndeti

E përdorim për gatim, por nëse merret në formë lëngu bën çudira në trup

E përdorim për gatim, por nëse merret në formë

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur në përdorim. Mirëpo, përfitimet shëndetësore të tij janë të jashtëzakonshme. Ai përmban fibra, vitaminë B6 dhe C, minerale dhe flavonoide.

Lëngu i qepës pastron organizmin. Përbërësit e saj ndihmojnë në largimin e toksinave. Aminoacidet e pijes ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

Konsumimi i lëngut të qepës ndihmon edhe në parandalimin e mpiksjes apo koagulimit të gjakut, që është një nga shkaktarët kryesorë të sulmit në zemër.

Lëngu i qepës luan rol të rëndësishëm edhe në trajtimin e diabetit. Sipas të dhënave, mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave të tepërt në gjak.

Sipas “Agroweb”, përbërësit e qepës ndihmojnë edhe në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtësimin e kollës.

Përdorimi i rregullt i kësaj pijeje i bën mirë imunitetit. Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe virozat. Nëse jeni sëmurë dhe konsumoni vazhdimisht lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.

Falë fibrave që qepa përmban, bëhet tretja më e mirë e ushqimeve.

Por, kuron dhe anën estetike. Vitamina C te lëngu i qepës stimulon prodhimin e kolagjenit, ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë.

Përgatitja e lëngut të qepës është shumë e thjeshtë. Duhet të bëhet vetëm zierja e qepës më gjithë lëkurë për 5 minuta, kurse ujin pasi të ftohet mund ta përzieni me lëng limoni për ta përmirësuar shijen.