BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Shëndeti

E thonë ekspertët, ja pijet dhe ushqimet që mund t’i konsumoni para se të flini

E thonë ekspertët, ja pijet dhe ushqimet që mund t’i

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organeve dhe të gjithë organizmit. Ai është i lidhur ngushtë jo vetëm me shëndetin mendor por edhe me mbipeshën dhe rënien prej saj.  Ndërprerja e tij ose cilësia e dobët e gjumit është faktor i rëndësishëm në shtimin në peshë.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që përkujdesen për shëndetin duhet të jenë të vëmendshëm ndaj ushqimeve që konsumojnë përpara se të shkojnë për të fjetur. Ndërkohë sipas tyre, ka disa ushqyes që ju ndihmojnë të eliminoni yndyrat dhe të përmirësoni nivelin e sheqerit në gjak, transmeton KP.

Rekomandohen pesë pijet dhe ushqimet e duhura që mund të konsumoni përpara se të flini:

Qumështi dhe kosi

Qumështi përmban triptofan dhe kalcium të cilat ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë. Një gjumë i tillë pakëson oreksin e tepërt të nesërmen. Qumështi përmban edhe proteina që janë të ngadalta në tretje. Këto proteina ju ndihmojnë të krijoni masë muskulore ndërkohë që jeni në gjumë. Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe për fëmijë. Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalcium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë.

Lëngu i rrushit

Përmban karbohidrate të thjeshta të cilat nxisin sekretimin e insulinës ndërkohë që jeni në gjumë. Ky lëng gjithashtu rregullon orën biologjike të trupit ndërkohë që antioksiduesit eliminojnë yndyrat.

Çaj kamomili

Çaji kamomil luan rolin e qetësuesit natyral. Ky çaj gjithashtu është i lidhur fort me përmirësimin e kontrollit mbi glukozën dhe rënien në peshë.

Kefiri

Kefiri është i pasur me probiotikë të cilët mirëmbajnë nivelet e shëndetshme të baktereve. Probiotikët përmirësojnë gjithashtu përthithjen e vitaminave dhe mineraleve. Sipas të dhënave ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun. Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi. Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm. Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75 për qind e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.

Ujë me limon jeshil, mente dhe fruta

Nëse gjatë natës ju duket sikur jeni të uritur, pini një gotë me ujë me limon jeshil, mente dhe fruta. Në këtë mënyrë do të merrni ushqyes të dobishëm dhe nuk do ta teproni me ushqimin. Gjithashtu këshillohet se një zgjedhje e duhur është edhe konsumimi i kastravecit në mbrëmje sepse ndihmon për tretjen dhe falë përmbajtjes së fibrave ndihmon të japë ndjesinë e ngopjes për më gjatë.