BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x
BREAKING NEWS

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë, dërgon trupa ushtarake në Kosovë

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë,
x

Shëndeti

E zbulojnë ekspertët: Si të dalloni nëse e ftohura ka kaluar poshtë në mushkëri!

E zbulojnë ekspertët: Si të dalloni nëse e ftohura ka kaluar

Kjo periudhë e ftohtë është plot me viroza dhe shumë njerëz ankohen se janë ftohur. Por ndonjëherë ftohja mund të kthehet në bronshit. Prandaj është e rëndësishme që të dini se çfarë të prisni edhe kur ndodh diçka më serioze. Kolla është simptoma më e zakonshme e ftohjes. Kjo pasi mushkëritë tuaja mund të irritohen ose trupi juaj mund të përpiqet të heqë qafe sekrecionet. Por nëse kolliteni akoma pasi ka kaluar shumë kohë që kur mendoni se jeni ftohur atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Gjithashtu duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të vëreni nëse ka diçka që e përkeqëson kollën tuaj, psh. ndonjë ndjesi tjetër e pazakontë apo nëse kolliteni me sekrecione. (Kolla e pazakontë, ethet ose gulçimet mund të jenë edhe shenjë e Covid-19. Kolla me gjak, me sekrecione jeshile ose të verdha mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda. Ndërsa kolla për një kohë shumë të gjatë mund të jetë shenjë e astmës.)

Por çfarë është bronshiti ose ftohja në gjoks?

Bronshiti ndodh kur rrugët e frymëmarrjes në mushkëri janë të skuqura dhe prodhojnë shumë mukozë. Ekzistojnë dy lloje kryesore të bronshitit:

Bronshiti akut është më i zakonshëm dhe zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral. Bronshiti akut mund të quhet edhe ftohje në gjoks. Kjo mund të përkeqësohet nga pirja e duhanit. Njerëzit shpesh e përshkruajnë këtë lloj bronshiti si më të keq se një ftohje e zakonshme, por jo aq të keqe sa pneumonia.

Bronshiti kronik është një kollë që zgjat 2 deri në 3 muaj çdo vit për të paktën 2 vjet. Pirja e duhanit është shkaku më i zakonshëm i bronshitit kronik. Shkaqe të tjera përfshijnë ekspozimin ndaj tymit, ndotjes së ajrit, pluhurit ose gazrave toksike.

Simptomat e bronkitit mund të jenë: kollë e shpeshtë me sekrecione, mungesa e energjisë, temperatura, një zhurmë si fishkëllimë kur merrni frymë.

Trajtimet që mund të bëni për bronshitin në shtëpi janë: pini lëngje çdo 1 deri në 2 orë, përveç rasteve kur mjeku juaj e kufizon marrjen e lëngjeve, pushoni sa më shumë, mos pini duhan. Mund të lehtësoni dhimbjet duke marrë një ilaç antiinflamator. Tregohuni të vëmendshëm nëse kolliteni me sekrecione dhe ngjyrën e sekrecioneve. Për shkak se viruset janë shumicën e rasteve shkaktarë të bronkitit, antibiotikët zakonisht nuk ndihmojnë.

Nëse jeni të ftohur dhe doni të shmangni bronshitin ajo që duhet të bëni është të mos pini duhan, të mos lejoni të tjerët të pinë duhan në shtëpinë tuaj, qëndroni larg objekteve apo gjërave që mund t’ju irritojnë hundën, fytin dhe mushkëritë (psh kafshët shtëpiake, pluhuri etj), mbani një dietë të shëndetshme, lani shpesh duart, mos I ndani me të tjerët ushqimin, gotat, apo enët dhe merrni medikamentet siç jua këshillon mjeku.