Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ecni shpejt apo ngadalë? Zbuloni se çfarë tregon kjo për shëndetin tuaj

Postuar: 03/10/2019 - 14:07

Nuk na kishte shkuar kurrë në mendje, po ja që ekziston një lidhje mes shpejtësisë së ecjes dhe shëndetit tonë.

Studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se çfarë do të thotë saktësisht nëse i kaloni 1.6 kilometra duke ecur dhe çfarë lidhje ka shpejtësia e ecjes me vdekjen e parakohshme.

Ecja nuk është vetëm një ushtrim fizik, që na mban në formë, por mënyra se si ecim mund të zbulojë shumë për shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.

Të gjithë ata që merren me ecje rekreative, të cilët kanë ecje të shpejtë dhe të mprehtë zakonisht jetojnë më gjatë se ata që ecin ngadalë dhe me qetësi.

Sipas New York Times, këmbësorët e ngadalshëm kanë 44% më shumë gjasa të vdesin para kohe, në krahasim me ata që e kalojnë rrugën e tyre më shpejt dhe pa probleme.

Ata që ecin ngadalë gjithashtu kanë 18% më shumë gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës dhe dementia.

Lidhja në mes ecjes me ritëm të shpejtë dhe jetëgjatësisë është vendosur pas një studimi të gjerë i cili përfshiu mbi 40 mijë persona në Amerikë,  për të cilët ecja është një stërvitje e rregullt fizike.

Pas hetimit, rezultatet e fituara janë krahasuar me indeksin kombëtar të vdekjeve.

Cila ecje është shumë e ngadaltë?

Nëse ju duhen 24 minuta për të bërë 1.6 kilometra, atherë rrezikoheni për vdekje të parakohshme.

Kurse grupi më pak i rrezikuar përfshin ata që kalojnë të njëjtën distancë për 13.5 minuta.

Sipas ekspertëve, ecja më e ngadaltë mund të jetë simptomë e ndonjë problemi shëndetësor të njeriut i cili nuk është zbuluar ende dhe këtë me siguri do ta zbuloni nëse i nënshtroheni testit gjashtë minutësh të ecjes për të përcaktuar gjendjen tuaj shëndetësore.

Ky test nënkupton ecjen në 400 metra dhe jo në 1.6 km.

Me ndihmën e një kronometri, matet koha për të cilin mund ta kaloni atë distancë. Nëse ju duhen saktësisht gjashtë minuta ose më shumë, atëherë ju ndodheni në kategorinë e këmbësorëve më të ngadalshëm dhe rreziku i sëmundjes është më i lartë.

Nëse  keni zbuluar që jeni këmbësor  i ngadalshëm, nuk keni nevojë të frikësoheni, por duhet ta merrni  si një paralajmërim të vogël që të vizitoheni tek  mjeku e t'i përkushtoheni më shumë shëndetit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 13:14

Të gjithë e kemi pyetur të paktën një herë veten se sa do të arrinin të mbijetonin nëse nuk do të konsumonim bukë apo ujë.

Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë eksperti Richard Lee Fulgham.

Postuar: 21/10/2019 - 13:40

Mjeku i famshëm Oz ka zbuluar se çaji me banane është një pije ideale për një gjumë të mirë.

Postuar: 21/10/2019 - 13:18

Aspirina është e njohur për aftësinë e saj për të lehtësuar dhimbjen nga lëndimet e lehta dhe gji

Postuar: 21/10/2019 - 12:37

Diabeti është një ndër sëmundjet më të përhapura në mbarë botë dhe ka përfshirë të gjitha moshat.

Postuar: 21/10/2019 - 09:17

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, por kur është koha e duhur për të

Postuar: 20/10/2019 - 11:32

Të gjithëve na ndodh që shpesh të vuajmë nga dhimbjet e kokës, ankthi apo kapsllëku.

Postuar: 19/10/2019 - 12:22

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë merr të dytin.