Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspertët japin alarmin/ Ilaçet e gabuara po na vrasin

Postuar: 20/07/2018 - 23:24

Organizata Botërore e Shëndetit jep alarmin se po vdesin 195 mijë njerëz në vendet e Bashkimit Europian për shkak të përdorimit të gabuar të ilaçeve.

Në vendet e BE-së vdesin rreth 195 mijë njerëz për shkak të marrjes së gabuar të ilaçeve, kryesisht nga mbidoza. Ndërkohë që në mbarë planetin, 30-50 % e medikamenteve nuk merren në mënyrën e duhur siç i këshillon mjeku.

Këto janë statistikat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilave, ndër problemet kryesore që shfaqen në marrjen e ilaçeve nga pacientët janë: harresa, ndalimi i kurës, ngatërresa, dozimi më i lartë apo më i ulët në krahasim me recetat mjekësore.

Problemi kryesisht vihet re tek të sëmurët kronikë, të cilët janë të kushtëzuar të marrin çdo ditë ilaçe, duke mos respektuar me korrektësi oraret dhe dozën. Ekspertët shprehen se ky është një numër i lartë vdekjesh që vijnë nga gabimet në ilaçe dhe përvec kësaj, ato kanë kosto që llogariten deri në 125 miliard euro në vit.

Ekspertët thonë se duhet më tepër informacion për pacientët për të evituar përkeqësimin e gjendjes së tyre, kjo kryesisht nga ekipet në strukturat shëndetësore, ku luan rol edhe mjeku i familjes.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2018 - 20:51

Dafina është përdorur nga paraardhësit tanë për të përgatitur finjë (dezinfektant ose sapun) për të pastruar rrobat dhe enët e kuzhinës, veçanërisht në rastet e shfaqjes së epidemive.

Postuar: 19/10/2018 - 19:58

Një ilaç për lënien e duhanit i bazuar në një proteinë që gjendet në tokë mund të ndihmojë duhanp

Postuar: 19/10/2018 - 19:35

Të gjithë duam bark të sheshtë, por për fat të keq, kjo është shumë e vështirë të arrihet.

Postuar: 19/10/2018 - 19:19

Është me të vërtetë e vështirë për të folur për këtë çështje , pasi kur fëmija juaj po vuan nga d

Postuar: 19/10/2018 - 18:26

Në botën e sotme ekzistojnë më shumë se 415 milionë njerëz me diabet dhe deri në vitin 2030 paras

Postuar: 19/10/2018 - 18:10

Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin ose duan të rrisin performancën e tyre seksuale

Postuar: 19/10/2018 - 17:38

 Anemia është një sëmundje që ka 400 tipe të anemisë.