BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Faktet e reja, ushqimet që ju duhen për kocka të forta

Faktet e reja, ushqimet që ju duhen për kocka të forta

Osteopororza është një sëmundje të pakëson dendësinë minerale të kockave dhe sjell përkeqësim të indeve duke i bërë ato më të brishta dhe shkaktuar më shumë fraktura.

Kjo sëmundje është mjaft e përhapur dhe ka tendenca të rritet me rritjen e moshës. Osteoporoza paraprihet nga një fazë tjetër e njohur si osteopenia ose humbja e masës kockore që ndodh në çdo fazë të jetës. Mosha është shkaktar kyç i osteopenisë dhe osteoporozës. Pas moshës 40 vjeçare, dendësia kockore pakësohet si tek gratë ashtu edhe tek burrat. Në rastin e grave, kjo sëmundje përshpejtohet shumë pas menopauzës.

Si gjithmonë, parandalimi është një hap shumë i rëndësishëm. Të rinjtë duhet të mos e teprojnë me alkolin, të mos pijnë duhan, duhet të kryejnë aktivitet fizik, të mos e teprojnë me ekspozimin në diell dhe të ushqehen mirë. Nëpërmjet ushqimit, ne mund të marrim vitamina thelbësore për kockat siç janë: kalçiumi, fosfori dhe vitamina D. Ne kemi nevojë edhe për vitaminën K, magnezin dhe zinkun që i mbajnë kokcat të shëndetshme në çdo fazë të jetës.

Ushqyerja e duhur për kockat

1. Kalçiumi është përbërësi kryesor i kockave të shëndetshme.
2. Të rriturit duhet të marrin 1,000 deri në 1,200 mg në ditë.
3. Ushqimet e mëposhtme mund të plotësojnë dozat ditore të kalçiumit:

-Frutat dhe perimet si barishtet, portokallet dhe fiqtë e thatë.
-Produktet e bulmetit si, kosi, djathi, qumështi.
-Qumështi i arrorëve, sojës, orizit dhe tërshëra.
-Bishtajoret si fasulet dhe qiqrat.
-Frutat e thata, farat dhe drithërat si bajamet, farat e suzamit, arrat.
-Peshku, kryesisht sardelet

Osteoporoza dhe ushqimet e pasura me vitaminë D

Vitamina D është e dobishme për përthithjen dhe metabolizimin e kalçiumit. 90% e kësaj vitamine merret nëpërmjet ekspozimit në diell ndërsa pjesa e mbetur nëpërmjet ushqimit.

- Peshku: salmoni, skumbria, trofta, ngjala, peshku ton, sardelet  vaji i mëlçisë së merlucit
- Kërpudhat
- Ushqimet me proteinë: vezët, produktet e bulmetit, mëlçia e viçit.

Osteoporoza parandalohet edhe me:

Vitaminën K që ndihmon shëndetin e kockave ndaj përzgjidhni barishte si spinaqi, sallata jeshile, kale, shpargu, lakrat e vogla.
Estrogjenin me bazë bimore që gjendet tek drithërat, portokalli, rrushi, çaji dhe soja.
Kaliumin që përmirëson dhe ekuilibron kalçiumin. Bananet janë një burim i mirë i kaliumit.

Këshilla të tjera

-Alkoli i tepërt, duhanpirja, jeta pa aktivitet janë të dëmshme për shëndetin e kockave.
-Kafeina dhe kripa kanë efekt diuritik dhe nxjerrin kalçiumin nga organizmi.
-Mos pini më shumë se 3 kafe në ditë.
-Proteina e tepërt shkakton sëmundje të veshkave dhe dekalçifikim të kockave.
-Ajo ndikon në metabolizimin e kalçiumit, fosforit dhe vitaminës D.
-Qëndroni në ambient të jashtëm të merrni vitaminë D.
-Kryeni aktivitet fizik që të ruani peshën e shëndetshme, të ruani masën kockore dhe forconi muskujt.
-Hani ushqime të pasura me fosfor, magnez dhe acide yndyrore omega-3.

E fundit por jo nga rëndësia; parandalimi i osteoporozës kërkon kalçium që në fillim të jetës dhe shumë aktivitet fizik. Suplementët mund të përdoren më vonë kur shëndeti i kockave është më i dobët.