Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Farat e shalqinit/ Burim vitaminash për organizmin

Postuar: 16/07/2018 - 21:47

Farat e shalqinit përmbajnë pak kalori por shumë ushqyes. Ngrënia e shalqinit është një proces që sfidohet nga farat e shumta të tij. Zgjedhja është e qartë. Ose duhet t’i pështysh ose t’i hash.

Cilëndo prej këtyre alternativave të zgjidhni, ajo që duhet të dini është se farat e shalqinit kanë një pasuri vlerash, të cilat kur t’i lexoni do ju bëjnë t’i shihni ato me sy tjetër.

Farat e shalqinit përmbajnë pak kalori por shumë ushqyes.

Kur piqen ato bëhen krokante dhe lehtësisht mund të zëvendësojnë alternativa të tjera mes farave të pashëndetshme.

Pjekja e farave

Pjekja e farave të shalqinit është e lehtë.

Gradojeni furrën në 160 gradë dhe vendosini farat në një letër pjekjeje. Nevojiten 15 minuta për pjekjen e farave.

Gjatë këtyre minutave trazojini herë pas here që të garantoni një pjekje të barabartë.

Në vend të patatinave

Hiqni dorë nga patatinat dhe zgjidhni farat. Ngrënia e farave të shalqinit kërkon kohë, ndaj një grusht me fara zgjat më shumë se një qese me patatina.

Farat mund të marrin shije më të mirë nëse i lyeni me kripë dhe vaj ulliri ose kanellë dhe sheqer. Për më shumë shije mund të zgjidhni lëng limoni jeshil dhe spec djegës.

Vlerat ushqimore

Vlerat ushqimore të farave varen nga sasia që do të konsumoni.

Duke qenë se ato janë të vogla, do ju nevojiten shumë prej tyre që të korrni përfitimet.

Megjithatë, farat e shalqinit janë shumë më të mira në aspektin ushqimor në krahasim me ushqime të tjera të shpejta.

Më pak kalori

Në 30 gramë me fara shalqini gjenden 158 kalori, pothuaj njësoj me një qese me patatina që përmban 160 kalori.

Në 30 gramë gjenden 400 fara shalqini, por në 30 gramë gjenden 15 patatina, ndaj niveli i kalorive është i zhdrejtë.

Një grusht me fara shalqini peshon 4 gramë dhe numëron 56 fara të cilat japin 22 kalori, ndjeshëm më pak se një qese me patatina.

Magnezi

Magnezi është një prej mineraleve të ndryshme që gjenden tek farat e shalqinit.

Në një racion prej 4 gramë fara gjenden 21 mg magnez. Të rriturit duhet të konsumojnë 400 mg të këtij minerali çdo ditë.

Magnezi është thelbësor për shumë prej funksioneve të organizmit, siç janë nervat, muskujt, sistemi imunitar, shëndeti i zemrës dhe ai i kockave.

Hekuri

Një grusht me fara shalqini përmban rreth 0.29 mg hekur.

Doza e rekomanduar ditore është 18 mg hekur në ditë. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, që transporton oksigjenin në organizëm dhe ndihmon në konvertimin e kalorive në energji.

Folati

Në një racion farash gjenden 2 μ folat ndërkohë që doza e rekomanduar ditore është 400 μ në ditë.

Folati, i njohur si acidi folik ose vitamina B-9, është i rëndësishëm për funksionin e duhur të trurit dhe kontrollon nivelet e homocisteinës.

Femrat që duan të krijojnë familje, kanë nevojë për më shumë folat sepse mungesa e tij shkakton difekte në lindje.

Yndyrna të mira

Farat e shalqinit janë një burim i mirë i acideve yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura ose 0.3 dhe 1.1 gramë, respektivisht.

Ekspertët thonë se këto yndyrna janë të dobishme për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit të keq në gjak.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2018 - 22:32

Mjalti është konsideruar një ushqim shumë i thjeshtë, por gjithmonë një ilaç i vërtetë popullor.

Postuar: 15/08/2018 - 19:28

Një studim i ri, që ka grumbulluar të dhëna nga 18 studime të mëparshme, ka zbuluar se kush është

Postuar: 15/08/2018 - 11:44

Truri është organi më i rëndësishëm i gjithë trupit tonë.

Postuar: 15/08/2018 - 11:18

Në kultivimin e ananasit nuk përdoren pesticide dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Postuar: 14/08/2018 - 23:48

Mjeku i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) Tritan Kalo ka reaguar në

Postuar: 14/08/2018 - 22:35

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu thonë se kanë zbuluar një sëmundje të re mjaft të përhapur

Postuar: 14/08/2018 - 22:32

Ky frut është çelësi i energjisë tuaj.