BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Farat e vogla që bëjnë mrekullinë për të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë nga diabeti

Farat e vogla që bëjnë mrekullinë për të

Kërkime studimore tregojnë se farat chia janë të dobishme për pacientët mbipeshë dhe të prekur nga diabeti i tipit 2.

Fara chia janë fara të vogla të zeza nga bima Salvia Hispanica. Kjo bimë është në të njëjtën familje botanike me bimën e sherebelës që rritet gjerësisht në Shqipëri.

Që në kohë mjaft të vjetra, fara chia (lexohet çia) janë konsideruar si një burim i fortë energjie.

Edhe pse shumë të vogla, farat chia përmbajnë disa lëndë ushqyese tejet të rëndësishme. Farat Kia janë të shumë të pasura me fibra, që ndihmon me ngopjen dhe ndjenjën e plotësisë.

Vetëm 25g fara chia përmbajnë rreth 9g fibra. Sasia e përditshme e rekomanduar e fibrave është 30g/ditë.

Kështu që duke përfshirë 25g fara chia çdo ditë mund të jetë një kontribut i dobishëm për shëndetin.

Fibra është e rëndësishme për një sistem të shëndetshëm të tretjes dhe shumë prej nesh nuk e arrijnë objektivin e rekomanduar.

Farat Chia përmbajnë gjithashtu omega-3 bimore, alfa acid linolenik (ALA).

Farat Chia ofrojnë shumë proteina ndaj janë një burim i dobishëm i proteinave bimore.

Kombinimi i yndyrës, proteinave dhe fibrave nënkupton se farat treten relativisht ngadalë, duke siguruar një lëshim të gjatë dhe të ngadaltë të energjisë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.

Farat janë të pasura me minerale të tilla si kalciumi dhe magneziumi madje edhe mangani që ndihmon në krijimin e enzimeve.

A mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës?

Farat Chia përmbajnë fibra, proteina dhe yndyrna të pangopura. Të gjitha këto janë të njohura për të garantuar një zemër të shëndetshme dhe nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Disa kërkime studimore tregojnë se farat chia janë të dobishme për pacientët mbipeshë dhe të prekur nga diabeti i tipit 2.

Sa fara chia duhet të konsumoni në ditë?

Këshillohen dy doza ditore, secila e përbërë nga 20 gram (një lugë gjelle plot) fara Chia.

Shkencëtarët theksojnë se aktiviteti antioksidues i farave chia është më i lartë se çdo ushqim tjetër, madje edhe boronica.

A bën një ndryshim në qoftë se i hani ato të papërpunuara, të zhytura në ujë, të gatuara apo të bluara?

Farat chia ka një shije neutrale në krahasim me farat e kungullit. AgroËeb.org këshillon se një mënyrë e mirë për t’i ngrënë ato është t’i zhysni ato në ujë ose qumësht dhe t’i vendosni në frigorifer për të paktën 2 orë (ose gjatë gjithë natës).

Farat thithin lëngjet për të formuar një xhel që siguron një përthithje shumë të mirë të vlerave në shëndet. Në këtë formë mund t’i përdorni edhe në çajra ose me mjaltë.

Farat chia mund të blihen të bluara ose këtë mund ta bëni vetë në një mulli kafeje.

Këto fara përdoren edhe si zëvendësim për miellin në pjekjen e bukës ose ëmbëlsirave.

Pjekja e farave chia i shton atyre shijen. Farat e pjekura shtohen në sallata ose në majë të drithërave të mëngjesit.

Sigurohuni që furra ose vatra e gatimit të jetë në një temperaturë të ulët. Hidhini farat në tigan ose tepsi, duke u siguruar që të mos digjen, pasi kjo degradon vajrat esencialë dhe ndryshon aromën.

Në përgjithësi, fara chia mund të hahen njëlloj të papërpunuara ose të përpunuara. Farat Chia i gjeni në markete ose në dyqanet e produkteve organike.