BREAKING NEWS

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i republikës”, Frrok Çupi del sërish me deklaratën e fortë: Në Shqipëri fundërrinat...

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i
x

Shëndeti

Çfarë ndodh me trupin e njeriut nëse nuk hahet mish për një vit? Zbuloni cilat janë ndikimet

Çfarë ndodh me trupin e njeriut nëse nuk hahet mish për

Në botë janë shtuar shumë veganët dhe vegjetarianët. Sipas specialistëve, nëse hiqet dorë nga mishi, jo vetëm që ka përfitime shëndetësore, por ndikon dhe në klimë. Ja disa nga ndikimet në organizëm që ka moskonsumimi i mishit.

Një person që heq dorë nga mishi mund të humbë deri në 5 kilogramë. Të paktën kështu thonë hulumtuesit të cilët kanë analizuar 15 studime përgjatë Europës dhe Amerikes dhe kanë zbuluar se dietat me bimë do t’ju ndihmojnë të humbni peshë edhe pa i numëruar kaloritë apo pa e ndryshuar rutinën e ushtrimeve fizike.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, vegjetarianët kanë shtypje më të lartë të gjakut dhe nivele më të ulëta të kolesterolit.

Një studim ka zbuluar se njerëzit që vazhdimisht konsumojnë të gjitha llojet e mishin kanë 29 për qind më shumë mundësi të zhvillojnë diabetin sesa vegjetarianët.

Organizata e Shëndetësisë Botërore e klasifikon mishin e përpunuar industrialisht si kancerogjen, që do të thotë se disa nga ushqimet tuaja të përditshme janë në të njëjtën kategori me duhanin dhe rrezatimet gama.

Nëse muskujt ju shkaktojnë dhembje pas ushtrimeve fizike, kjo mund të jetë për shkak se dieta me proteina çon në krijimin e produkteve të panevojshme, siç është acidi urik dhe acidi laktik.