
Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

Fëmijët ‘mbushin’ pediatrinë e Elbasanit, 90 raste në ditë, mbi 10% me Covid-19

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Shtator 2023

Kopshtet dhe shkollat prej më shumë se 10 ditësh kanë hapur dyert për fëmijët dhe nxënësit, por bashkë më fillimin e procesit mësimor janë rikthyer virozat. Qëndrimi në ambiente të përbashkëta, ndikon në përhapjen e shpejtë tek njëri-tjetri. Këtë fakt e pohon shefja e pediatrisë në Elbasan, e cila thekson se në 24 orë janë afro 90 fëmijë që marrin trajtim në spital.
“Paraqitja varjon nga 80-90 në ditë, por tashmë ka ndryshuar diagnoza. Tani na vijnë fëmije me rinite, faringite, me rrufe me kollë me autite që janë të sezonit të kopshteve. Fëmijë që vjen me kollë dhe me rrufë thotë që në kopshte apo në shkollë ka fëmije me te tilla simptoma”,- tha Irena Palloshi, shefe e pediatrisë Elbasan
Përpos virozave stinore, një tjetër diagnozë e hasur shpesh nga kontrollet e fëmijëve që shkojnë në spital është edhe infektimi me Covid-19. Një pjesë e tyre janë shtruar në spital, pasi paraqesin simptoma më të rënda.
“Në pavion infektiv kemi edhe fëmije me covid, aktualisht kemi 12 fëmijë të shtruar. Gjendja e tyre paraqitet e mire nuk kemi asnjë rast të rënde të transferuar në Tiranë. Janë fëmijë me temperaturë dhe te vjella të cilët kërkojnë një mjekim spitalorë, 2 deri ne 3 dite dhe me pas gjendja e tyre përmirësohet”,- tha Irena Palloshi, shefe e pediatrisë Elbasan.
Në këtë situatë, mjekja pediatre ndan këshilla për prindërit se si duhet të veprojnë kur fëmijët e tyre shfaqin simptoma gripale.
“Në momentin që fëmija është me temperaturë dhe me shënja viroze prindi do bëj mirë të mos paraqitet ne kopsht apo shkollë që të mos jenë burim infeksioni. Por njëkohësisht prindërit duhet te bëjnë kujdes edhe nëse kanë një fëmijë në kopsht apo shkollë dhe kanë një bebushe ne shtëpi, të kenë kujdes që ky infeksion të mos i kalojë fëmijëve te tjerë”,- tha Irena Palloshi, shefe e pediatrisë Elbasan.
Po ashtu, sipas mjekeve një kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet higjienës personale të fëmijëve dhe higjienës së produkteve që ata konsumojnë çdo ditë.
Më të lexuarat


Zmadhimi i zemrës, ja ushqimet dhe mënyrat natyrale të trajtimit

Efektet pozitive dhe ato pak negative të mjaltit në organizmin tonë

Pse luhatjet e motit rëndojnë reumatizmën? Si ta lehtësoni në mënyrë natyrale

Menopauza e hershme, tre faktorët që kërcënojnë gratë!

Vuani nga nervi shiatik, kjo është kura natyrale që ju lehtëson dhimbjet

Buka e zezë apo e bardhë, kush është më e shëndetshme?

Zbuloni ndryshimin që i ndodh trupit nëse konsumoni dy banane çdo ditë

Mos i qëroni kurrë mollët, këto janë përfitimet shëndetësore që merrni prej lëkurës së tyre

Ekspertët ngrenë shqetësimin: Gjysma e njerëzve nuk dinë që vuajnë nga hipertensioni

Konsiderohet si “vrasësi i heshtur’, si të mbani nën kontroll presionin e lartë të gjakut
