Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Flasin ekspertët: Ja cila është sëmundja që do të vrasë afro 10 milionë njerëz në 2018

Postuar: 12/09/2018 - 19:40

Kanceri do të vrasë afro 10 milionë njerëz këtë vit, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se barra globale e sëmundjes po rritet, përkundër parandalimit më të mirë dhe diagnozës së hershme.

Rreth 18.1 milionë raste të reja me kancer pritet të regjistrohen gjatë gjithë vitit 2018 dhe ato do të rezultojnë me rreth 9.6 milionë vdekje, thuhet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

Shifra paraqet rritje nga 14.1 milionë rastet e reja me kancer dhe 8.2 milionë vdekjet e raportuara në vlerësimin e fundit të agjencisë, gjashtë vjet më parë.

Në raportin e fundit, Agjencia thotë se një fokus i shtuar në parandalimin, duke inkurajuar njerëzit që të ushtrojnë të lënë duhanin dhe të hanë ushqime të shëndetshme, ka çuar në rënie të llojeve të caktuara të kancerit në disa grupe të popullsisë, por megjithatë, thuhet në raport, numri i përgjithshëm i rasteve të reja po avancon pavarësisht përpjekjeve për të frenuar sëmundjen.

“Këto shifra të reja theksojnë se mbetet shumë për t’u bërë për të adresuar rritjen alarmante të kancerit në nivel global. Parandalimi ka një rol kyç për të luajtur”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, Christopher Wild. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më herët se pret që sëmundja e kancerit të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në shekullin 21. /REL

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 22:56

Për shumicën e prindërve të ardhshëm nuk është krejt njësoj gjinia e fëmijëve të tyre.

Postuar: 15/11/2018 - 22:53

Të pakënaqura me format e tyre, femrat u nënshtrohen dietave drastikeve për të arritur pamjen që

Postuar: 15/11/2018 - 22:46

Dhimbjet e shpinës janë ndër dhimbjet më të shpeshta dhe që prekin thuajse të gjithë.

Postuar: 15/11/2018 - 22:41

Të gjitha e dimë që dilema e madhe e shtatzënisë nuk mbyllet thjesht me një test që ka rezultuar

Postuar: 15/11/2018 - 21:13

Shkencëtarët amerikan kanë zbuluar mënyrën që me muaj ta mposhtin virusin HIV në trupin e pacient

Postuar: 15/11/2018 - 20:50

“Unë rekomandoj që të shohësh gjinekologutnëse rrjedhni gjak vazhdimisht vazhdimisht ose nd

Postuar: 15/11/2018 - 20:22

Konsumimi i rregullt i biftekëve apo salçiçeve mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, bëjn