BREAKING NEWS

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në 5 ditët e ardhshme

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja
x
BREAKING NEWS

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’ portën e Izraelit, Uzuni realizon një magji të vërtetë (VIDEO)

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’
x
BREAKING NEWS

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po paralajmëron Ervin Karamuço: Skenarët janë shumë të frikshëm, shpresoj të mos ndodhin

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po
x
BREAKING NEWS

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë Vlorën

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x

Shëndeti

Flasin ekspertët! Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çfarë iu mungon

Flasin ekspertët! Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e

Shpejt shkoni para pasqyrës dhe me kujdes shikoni gjuhën tuaj, sepse ky organ është radar i vërtetë për zbulim të hershëm të sëmundjeve. Madje edhe kur ndiheni mirë në mëngjes, nuk do të thotë që disa sëmundje të fshehura nuk kanë filluar në organizmin tuaj.

Nëse nuk keni kohë të shkoni në kontrollim mjekësor sistematik, kjo është diçka që mund ta bëni vetë. Thjesht, shikoni mirë gjuhën tuaj.

Pra, në qoftë se vëreni se ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, më së miri është që të këshilloheni me mjekun.

Janë shumë të ngjashme me shtresën e bardhë të qumështit, e cila hiqet lehtë me lugë: fjala është për infeksion. Më së shpeshti paraqitet te fëmijët e vegjël apo te personat e moshuar, ndërkaq e shkakton Candida albicans.

Mund të paraqitet në situata të ndryshme: me rastin e marrjes së antibiotikëve apo të kortizonëve, sëmundjeve siç janë diabeti, sëmundjet e gjakut dhe mungesa mbrojtjes imunologjike. Shërohet në mënyrë lokale, ndërsa në rastet serioze me barna.

Shtresa e bardhë në të përhimët në sipërfaqen e gjuhës mund të tregojë problemet me lukthin dhe me zorrët dhe me tretjen e vështirësuar për shkak të prodhimit të zvogëluar të lëngjeve të lukthit. Shërohet me antimikoticinë.

Gjuha e bardhë mund të bëhet edhe te leukoplakia – gjendje tek e cila vjen deri te krijimi i njollave të bardha në gavrën e gojës. Fjala është për lezionet të cilat ndonjëherë mund të paraqesin fillimin e karcinomeve.

Gjuha ngjyrë gështenje dhe “me qime”

Në majën e gjuhës paraqiten fije ngjyrë gështenje, ngjashëm me qimet, në gjatësi prej disa milimetrash. Ndryshimet e tilla mund t’i shkaktojnë pirja e duhanit, mirëpo edhe Candida albicans ose Aspergillus nigera, gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë.

Shërohet me barna, për përdorim lokal dhe oral, mirëpo në qoftë se ndryshimet janë të vogla, mjafton lyerja me thartinë retine (thartinë e vitaminës A) në një koncentrim të ulët. Si preventivë është mirë fërkimi çdo ditë me brushën e dhëmbëve.

Nëse në gjuhë shfaqen njolla ngjyrë të gështenjtë apo të errët, patjetër shkoni të bëni një kontroll mjekësor, sepse mund të jetë fjala për ndonjë formë të kancerit të lëkurës – melanomë.

Mund të jetë fjala për fruthin e keq – infeksion streptokok me ngritje të temperaturës së trupit.

Ngjyra e kuqe e purpurt është tipike për mungesën e vitaminës B2, si pasojë e absorbimit të dobët në zorrë, për shkak të ndryshimeve të florës bakteriale, të shkaktuar gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Majat janë të ënjtura, andaj gjuha ka pamjen sikur të jetë e mbushur me zallë.

Fjala është për anomalinë e lindur, ndërsa gjuha është më e madhe se normalja, me një vijë të thellë në sipërfaqe. Nuk ka shërim, por vetëm duhet të sforcohet higjiena e gojës, përkatësisht shpëlarja me ujë të rrjedhshëm menjëherë pas ngrënies, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i ushqimit në rrudhat e gjuhës.

Gjuha e verdhë: kjo simbolizon keqfunksionimin e mëlçisë ose probleme me tretjen. Mungesa e vitaminës B12 është shkaktare e gjuhës së zverdhur, të lëmuar dhe të shkëlqyer. Shkaktarë janë mungesa e ushqimit, posaçërisht te personat të cilët hanë pak mish dhe te vegjetarianët.

Në raste të tilla duhet të merren si shtesë vitamina B12 dhe vitamina B9, të cilat gjenden në spinaq, në sallatë të gjelbër, në pjepër, banane, limon, mish dhe në mëlçi. Vitamina B12 më së shumti gjendet në mish, në qumësht dhe në vezë.

Gjuha e ënjtur më së shpeshti është pasojë e reaksionit alergjik – urtikaria e fuqishme e mukozës së gjuhës dhe të gojës. Është e rrezikshme, sepse po nuk u shërua me kohë, mund të shkaktojë ngufatjen.

Kjo sëmundje është trashëguese, ndërsa e shkakton mungesa e enzimave, ose mund ta shkaktojë edhe thumbimi i insekteve.