
Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm shqiptar

Forcon imunitetin dhe largon stresin, mësoni si të përgatisni çajin më të shijshëm që keni pirë ndonjëherë dhe me vlera fantastike për organizmin

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Janar 2021

Kamomili është një nga bimët mjekësore më të shëndetshme për organizmin.
Çaji i bërë prej tij është një kurë shumë e mirë për shqetësimet fizike por edhe emocionale.
Ky çaj fantastik bimor ndihmon kundër pagjumësisë, përmirëson sistemin imunitar dhe largon stresin.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i kamomilit qetëson nervat, eliminon gazrat e stomakut, lehtëson tretjen dhe shumë më tepër.
Ky lëng plot vlera mund të shijohet veçmas por edhe duke u kombinuar me përbërës të tjerë të rëndësishëm siç është xhenxhefili.
Në këtë recetë të rekomanduar nga AgroWeb.org do të mësoni se si të përfitoni vlerat e kamomilit në një çaj të kombinuar me lëngun e xhenxhefilit.
Çaji Kamomili Me Xhenxhefil
Përbërësit:
1 lugë çaji me lule kamomili,
1 gotë e gjysmë me ujë,
Gjysëm luge çaji me kanellë pluhur.
Një majë luge me xhenxhefil pluhur ose një copë e vogël xhenxhefili të freskët të grirë hollë.
Një lugë çaji me mjaltë (opsionale)
Përgatitja:
Ziejeni ujin dhe fusni kamomilin.
Mbajeni për 4-10 minuta.
Më pas, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin.
Pasi të zjejë për pak minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltin.
Kur konsumohet gjatë darkës, ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të çlodhet, e të bëhet gati për një gjumë të rehatshëm e të qetë.
Vlerat E Çajit Të Kamomilit
E sjell gjumin sa hap e mbyll sytë
Çaji i kamomilit dhe vajrat që kanë si përbërës këtë bimë përdoren gjerësisht për vetitë e tyre qetësuese.
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë provuar se përbërja kimike e kamomilit ka veti qetësuese.
Për një frymëmarrje më të qetë gjatë ftohjes
Nuk mund të themi se kamomili është një kurë për ftohjet, por ai mund të qetësojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga simptomat.
Studimet tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infesksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.
Stres? Çfarë stresi?
Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit.
Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.
Një studim zbuloi se pacientët që përjetonin shpesh herë ankth treguan përmirësime nga marrja e ekstrakteve të kamomilit nëpërmjet kapsulave.
Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut, të barkut dhe si vaj për të kuruar plagët, ekzemat./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Forcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë një ndër problemet shëndetësore më shqetësuese të kësaj stine, çaji i këtyre bimëve bën mrekullinë

E keni vet në dorë/ Zbuloni si të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetësore përmes pozicionit të fjetjes

Publikohen pamjet e frikshme, shikoni sesi të folurit mund ta përhapë koronavirusin në ambientin përreth

Lehtësojnë edhe dhimbjet më të forta të kolitit, këto janë ushqimet që luftojnë problemet me kolitin

Publikohet studimi më i fundit, ja çfarë nuk keni ditur për këtë medikament që përdorni aq shumë, është i “rrezikshëm” për zemrën

Bima e rrallë që rritet në vendin tonë, njihuni me vlerat e pabesueshme shëndetësore të saj

Këtë çaj pijeni dy herë në ditë dhe do ndiheni si 20 vjeç, i shëron të gjitha/ Përbërësit i keni të gjithë në shtëpi

Pastron gjakun, mëlçinë dhe tëmthin, çaji i kësaj bime që rritet në Shqipëri bën mrekullinë për shëndetin

Publikohet studimi më i fundit/ Ja sa ditë mbijeton COVID-19 në veshjet tona dhe cilat pëlhura e transmetojmë më lehtë virusin

Mësoni si duhet të veproni nëse keni tension të lartë gjaku, hiqni dorë nga konsumimi i këtyre produkteve
