
Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq, presidenti nuk ja ka besën Bashës

Forcon imunitetin, lufton diabetin dhe mbron stomakun, kjo është kura energjike që bën mrekullinë për shëndetin

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Janar 2021

Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në mirëmbajtjen e organizmit.
Nëse sistemi tretës është i shëndetshëm, atëherë prej tij do të përfitojë imuniteti, zemra, truri e të tjerë.
Shëndeti i sistemit tretës nis pikërisht tek mikrobioma, e cila përbëhet nga triliona baktere, ekuilibrat e të cilave janë thelbësore për jetën.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për përgatitjen e një pijeje e cila i jep sistemit tretës më shumë fuqi dhe energji.
Kura Energjike Për Sistemin Tretës
Sekreti i kësaj kure qëndron tek uthulla organike dhe e papërpunuar e cila është shumë e pasur me probiotikë.
Këto të fundit janë të domosdoshëm për stomakun dhe për sistemin tretës në përgjithësi.
Kombinimi i uthullës me xhenxhefilin, kanellën dhe specin e kuq djegës e furnizon organizmin me antioksidantë të fuqishëm.
Përbërësit:
1 gotë me ujë 250 ml,
1 lugë gjelle uthull molle,
1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni,
Një majë luge çaji me kanellë
Një majë luge çaji me xhenxhefil të grirë,
Pak spec të kuq djegës.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit duhen përzier në një kavanoz ose gotë.
Përziejini mirë dhe lëngun pijeni 20 minuta përpara drekës ose darkës.
Vlerat e Uthullës Së Pafiltruar Të Mollës
Kjo uthull përmban “nënën”, një masë që ngjason me shkumën dhe mund të vihet re pasi e bën uthullën më të turbullt.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në këtë substancë qëndron dhe përqindja më e lartë e proteinave natyrore, bakteret e mira dhe acidin acetik.
“Nëna” formohet kur fermentohet uthulla organike duke i dhënë asaj një ngjyrë më të thellë dhe shije më të plotë.
Uthulla që është e filtruar është transparente pothuaj e kristaltë dhe nuk përmban “nënën” si dhe shumë nga vlerat e uthullës.
Tretja
Njësoj si ushqimet e tjera të fermentuara, uthulla e mollës organike përmban baktere të mira. Këto baktere janë të rëndësishme për funksionimin si duhet të sistemit tretës.
Duke qenë se “nëna” përmban acid açetik, kur hyn në kontakt me stomakun arrin të ekuilibrojë acidet e tij dhe lufton bakteret e dëmshme.
Imuniteti
Bakteret e mira që gjenden tek uthulla e mollës me “nënë” janë shumë të mira në fuqizimin e imunitetit.
Këto baktere ndihmojnë në përgjysmimin e kohës së nevojshme të rikuperimit nga sëmundjet.
Sheqerit Në Gjak
Nëse pini 1 lugë gjelle me uthull molle organike të pafiltruar, përpara një vakti të pasur me karbohidrate, ulni rrezikun e ngritjes së nivelit të sheqerit.
Kjo uthull është shumë e mirë edhe për rënien nga pesha sepse acidi acetik ndalon organizmin tuaj në përthithjen e kalorive nga karbohidratet./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Keni nevojë urgjente për të shkuar në tualet pasi keni konsumuar kafen? Zbuloni çfarë i ndodh trupit tuaj në këtë moment

Iu shfaqen në trup shenja të zeza pa shkak? Zbuloni cilat sëmundje i shkaktojnë

Kujdes pasi kjo është fatale për jetën/ Mos e bëni këtë gabim me pataten, 4 pjesëtarë të një familje humbin jetën tragjiksht për këtë shkak

Të gjithë e dimë se janë të pasur me hekur dhe fibra, por nuk do ta besoni se fasulet shërojnë këto sëmundje tepër të përhapura në Shqipëri

Si nuk e kemi ditur më parë, zbuloni çfarë i ndodh organizmit tuaj kur pini çaj kamomili të ftohtë

Kini kujdes! Zbuloni cilat janë 8 efekte anësore të antibiotikëve dhe çfarë duhet të bëni nëse ju ndodhin

Një kurë e mrekullueshme që ka shërbyer për shumë sëmundje/ Sa kohë duhet të mbani vajin e kokosit në flokët tuaj që të funksionojë?

Pastron rrënjësisht gjakun dhe ka efekte të pabesueshme shëndetësore, kjo është barishtja shqiptare shumë e kërkuar

Denstistët nuk iu thonë këtë sekret, por me këtë mënyrë do i pastroni gurëzat si me magji/ Iu duhen vetëm këto përbërës që i keni të gjithë në shtëpi

Mundësojnë qarkullimin më të mirë të gjakut dhe luftojnë trombozat, këto janë kurat natyrale që përgatiten fare lehtë në shtëpi dhe me efekte të menjëhershme
